“Fshati n’festë”, konkursi i kërcimit në Ferma Vip 3, kush çift triumfoi
“Fshati n’festë” ishte konkursi i kërcimit që u zhvillua në Ferma Vip 3.
Të ndarë në grupe me nga dy persona, fermerët të ndihmuar edhe nga balerini Ilir Shaqiri krijuan mjaft atmosferë përgjatë fundjavës.
Përmes një votimi të hapur në rrjetin social Instagram të Ferma Vip, publiku votoi dy çifte të preferuar: Mozën dhe Adionin me “Vdekja e Mjelmës” dhe Sonin dhe Akilin me “Figaro”.
Pas performancës live në Ferma Vip, ishte radha e fermerëve për të votuar të preferuarin.
Me shumicë votash, çifti që triumfoi ishte Soni dhe Akili me “Figaro”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.