☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.48 ▲2.12%
ARI 5,010 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,960 ▲ +3.32% ETH $2,352 ▲ +8.3% XRP $1.5363 ▲ +6.2% SOL $95.4500 ▲ +3.65%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.48 ▲2.12 % ARI 5,010 ▲0.16 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.48 ▲2.12 % ARI 5,010 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

FSK-ja filloi operacionet e deminimit

Kompania e Deminimit (KD) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot, ka filluar operacionet për deminim humanitar dhe pastrim të fushëbetejave (BAC) në tri lokacione të ndryshme, ku është paraparë fillimi ose edhe vazhdimi i punës për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave.

fsk-ja-filloi-operacionet-e-deminimit_hdKompania e Deminimit, sipas planit operacional ka filluar punën dhe aktivitetet me tri ekipe deminerësh në terren, në tri lokacione: në Zagerm të komunës së Pejës dhe në Ferizaj, do të kryhet pastrimi i fushëbetejave(BAC), ndërsa në Seqishtë të komunës së Hanit të Elezit do të kryhen operacionet e deminimit humanitarë.

Kompania e Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura, dhe operacionet e deminimit pritet që do të shkojnë mbarë edhe këtë vit.

Gjatë sezonit dimëror janë zhvilluar trajnime rifreskuese si dhe përgatitjet tjera të nevojshme në mënyrë që sezoni i deminimit 2015, pra nga 30 marsi deri me 30 nëntor të zhvillohet me sukses.

Kompania e deminimit gjatë sezonit dimëror, atëherë kur kushtet atmosferike nuk lejojnë operacionet në terren, vazhdimisht, për çdo vit angazhohet në fushatë vetëdijesimi për rrezikun nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të pashpërthyera.

Kështu pjesëtarët e Kompanisë së deminimit, kanë mbajtur ligjërata në shumë prej shkollave fillore në disa komuna; Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, ku i kanë njoftuar nxënësit mbi rrezikun nga mjetet eksplozive të shpërthyera si dhe i kanë udhëzuar për proceduarat që duhet ndjekur në rastet se i hasin ato.

Vlen të theksohet se gjatë vitit 2014, Kompania e Deminimit me operacione të suksesshme në deminim humanitar dhe pastrim të fushëbetejave(BAC), ka pastruar 375,324 metra katrorë sipërfaqe, dhe ka demoluar 569 mjete shpërthyese të pashpërthyera.

Ndërsa Ekipet për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera në kuadër të Kompanisë së Deminimit të cilat kujdestarojnë 24 orë gjatë 7 ditëve të javës, në Prizren dhe Pomozotin ka pranuar brenda vitit 2014, 360 thirrje për intervenim si dhe kanë demoluar 449 mjete eksplozive të pa eksploduar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.