Politika

Gara në PD, dhëndri i Berishës: A do bëjmë analizë apo mos i fol shoferit?

Një ndër pjesëtarët e listës “Basha ik”, njëkohësisht dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka folur sërish për situatën e vështirë që po kalon Partia Demokratike, dhe ngre pyetje në lidhje analizën që i duhet bërë “rezultatit trishtues” në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai, në një postim të bërë në Facebook, thotë se kërkesa për të bërë një analizë brenda kryesisë u rrëzua me 14 vota kundër.

Statusi i plot i Malltezit

A mund te shohim njeri-tjetrin ne sy dhe te identifikojme gabimet qe te mos perseriten me? A duhet te bejme nje analize per rezultatin trishtues, apo mos i fol shoferit? Analiza duhet kryer (i) ne forume te PD, (ii) ne media apo (iii) ne kafe?

Duhet kryer mes kolegeve te kryesise apo ne seksione? A marr dot nje pergjigje tek seksioni se pse u zhduken simbolet e PD?

Kerkesa per nje date per analize brenda kryesise i sherben PD por u rrezua.

Pati 11 ne favor, 14 kundra dhe mbi 20 abstenime. Besoj qe kemi nevoje te reflektojme dhe mos mbyllim syte se gabimet mund te perseriten nese nuk identifikohen dhe ballafaqohen ne nje shkembim idesh mendjehapur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button