☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 88.90 ▼2.61%
ARI 4,868 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,078 ▼ -0.66% ETH $2,321 ▼ -2.26% XRP $1.3616 ▼ -1.1% SOL $83.7400 ▼ -3.31%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Bota

“Pa liri ekonomike nuk përfundon kolonializimi”

Profesori William Gumede, në Degën e Administratës Publike në Universitetin Witwatersrand të Afrikës së Jugut tha se vendi ende nuk e ka arritur pavarësinë me kuptimin e plotë të fjalës.

Profesori William Gumede, në Degën e Administratës Publike në Universitetin Witwatersrand të Afrikës së Jugut tha se vendi ende nuk e ka arritur pavarësinë me kuptimin e plotë të fjalës. “Pa liri ekonomike nuk mund të themi se ka përfunduar kolonializimi”, thotë Gumede.

Në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) Gumede ka vënë në dukje se portugezët kanë qenë të bardhët e parë që kanë ardhur në Afrikën e Jugut e cila është në pozitën e perlës së kontinentit nga pikëpamja e zhvillimit tregtar dhe ekonomik. Ai vuri theksin se potrugezët kanë përdorur si vendbanim Cape Town dhe se kanë nisur të punonin tokën duke qëndruar në këtë rajon.

“Pasi holandezët mbërritën në Afrikën e Jugut në vitin 1642 filloi zyrtarisht kolonializimi në Cape Town dhe në rajonet përreth. Në fillim të shek.18 pranë kolonisë së Holandës mbërritën britanikët dhe e morën nën kontroll. Të gjithë kolonët holandezë që mbërritën pas kësaj nisën të lëviznin drejt rajoneve brenda Afrikës së Jugut. Kjo është data e fillimit të historisë së kolonializimit të Afrikës së Jugut”, tha Gumede.

“Në shekullin 17 francezët të cilët u larguan nga Franca mbërritën në Afrikën e Jugut. Ndërsa në shek. 19 kur Partia Komuniste Sovjetike mori nën kontroll Rusinë pati migrim në masë të madhe nga atje, Më pas këtu kanë ardhur hebrenjtë. Për shkakun se Afrika e Jugut përmban shumë kultura dhe ndoshta për arsyen se është vendi më i zhvilluar në Afrikë ne e konsiderojmë si kombi i ylberit”, u shpreh Gumede duke cekur se pushtimi në Afrikën e Jugut është fillimi i kolonializimit në të gjithë kontinentin.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se komuniteti më i populluar Malaj jashtë Malajzisë të cilët u sollën si skllevër nisën të jetonin në Afrikën e Jugut profesori Gumede tha: “Ata që kanë ardhur nga India për të punuar këtu aktualisht janë një nga komunitetet më të mëdha në botë jashtë Indisë. Gjithashtu edhe kinezët të cilët në shek. 18 u sollën në Afrikën e Jugut për të punuar në miniera dhe bujqësi dhe të cilët janë integruar me popullatën janë një nga komunitetet më të populluara në Afrikë”

“Forca ekonomike e rëndësishme”

Profesori universitar Gumede thotë se “Pa liri ekonomike nuk mund të themi se ka përfunduar kolonializimi”.

“Në vitin 1994 pushteti iu dorëzua jo të bardhëve. Pushteti i dorëzuar ishte një pushtet politik. Në botën moderne nëse nuk keni fuqinë e pushtetit ekonomik do të thotë se nuk keni asnjë forcë. Për ata që nuk janë të bardhë mendoj se fuqia është fuqia ekonomike. Pa përfunduar qeveria e ndarjes racore të bardhët përvetësuan forcën ekonomike dhe e mbajtën atë”, thekson Gumede.

Ai ndër të tjera thekson se “Përpara se t’u jepej pushteti politik atyre që nuk janë të bardhë u privatizuan shpejtë disa kompani të Afrikës së Jugut të cilat ndodheshin nën çatinë e kompanisë publike Sasol që është një nga gjashtë kompanitë më të mëdha të botës”.

“Edhe kompania më e madhe në botë për prodhimin e letrës dhe brumit të letrës Sappi ishte një kompani publike por u privatizua. A mund ta mendoni se kush përfitoi nga ky privatizim?. Shumë kompani publike të në kaluarën tani janë privatizuar dhe këto u privatizuan nga kolonizatorët menjëherë para se pushteti t’i dorëzohej popullatës rajonale”, thotë Gumede.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.