☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.72 ▲3.44%
ARI 5,021 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,334 ▲ +1.06% ETH $2,330 ▲ +3.35% XRP $1.5325 ▲ +3.3% SOL $94.4700 ▲ +0.95%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti thotë se deri më tani nuk ka kandidatura të tjera të shpallura për drejtimin e Partisë Demokratike, përveç doktor Sali Berishës. Sipas tij, deri në këtë moment askush tjetër nuk ka prezantuar publikisht ambicie, vizion apo platformë për të marrë drejtimin e partisë.

I ftuar në ”A2cnn”, u shpreh edhe se procesi organizativ i PD-së do të nisë zyrtarisht pas Kuvendit Kombëtar të 6 qershorit. Në këtë mbledhje do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, i cili më pas do të ketë në dorë përzgjedhjen e strukturave drejtuese të partisë. “Kuvendi zgjedh Këshillin Kombëtar dhe nga ai moment të gjitha instancat e tjera të kupolës së Partisë Demokratike – Kryesia, nënkryetarët dhe sekretariatet – zgjidhen nga Këshilli Kombëtar”, tha Alimehmeti.

Ai shtoi se pritet gjithashtu të ketë edhe ndryshime në statutin e partisë, për të cilat po punon një grup i posaçëm. Megjithatë, deri tani nuk dihet se cilat do të jenë konkretisht propozimet që do të paraqiten për diskutim në Kuvend. Alimehmeti theksoi se do të kishte preferuar që proceset të zhvilloheshin më herët, pasi sipas tij periudha e verës e vështirëson aktivitetin politik. Megjithatë, datat tashmë janë caktuar dhe pritet që vendimet të bëhen të qarta vetëm pasi grupi i punës të paraqesë propozimet e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.