☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 103.70 ▼0.43%
ARI 4,472 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,210 ▲ +0.59% ETH $2,125 ▼ -0.08% XRP $1.3669 ▼ -1.04% SOL $84.7200 ▲ +0%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 103.70 ▼0.43 % ARI 4,472 ▼0.87 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 103.70 ▼0.43 % ARI 4,472 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Premier League

Gara për titull, Guardiola i bën presion Arsenal: Ata e dinë çfarë ka ndodhur sezonet e fundit

Momenti kyç i sezonit ka mbërritur për Manchester City. Premier League u rihap pas fitores 2-1 ndaj kryesuesve të Arsenal dhe titulli do të vendoset në një garë pikë më pikë, ndeshje për ndeshje.

“Topçinjtë” janë ende tre pikë përpara, por “qytetarët” kanë një avantazh të jashtëzakonshëm prej një ndeshjeje më pak, që do ta luajnë sot dhe mund ta mbyllin krejt diferencën nëse mundin Burnely.

Para ndeshjes, Pep Guardiola tha: “Nuk duhet ta humbasim fokusin. Arsenal është në krye të tabelës dhe tani për tani, ata do të ishin kampionë. Koha e rikuperimit është shumë më e shkurtër se në dy javët e fundit, është vetëm dy ditë”.

“Kjo është arsyeja pse duhet të shoh se si po rikuperohen lojtarët. Ishte një ndeshje e vështirë, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Kanë mbetur gjashtë ndeshje. E dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë, pavarësisht nëse marrim rezultatin apo jo“, tha spanjolli.

Trajneri i Manchester City konfirmoi se Rodri nuk do të luajë sot: “Nuk është gati për sot. Do të shohim nëse mund të rikuperohet për gjysmëfinalen e FA Cup kundër Southampton“.

Më pas ai u përqendrua në betejën e nervave dhe aspektet psikologjike të garës për titull me Arsenal: “Të dyja ekipet e dinë se çfarë ka ndodhur në sezonet e fundit. Të dyja e dinë se nuk mund të humbasin më pike, do të ishte e vështirë të rikuperoheshin.”

“Edhe kalendari ynë është shumë i ngjeshur, veçanërisht kur ke Everton përpara, të cilët janë vërtet të fortë. Është më e vështirë për ata që të ndjekin, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Duhet të shkojmë në Burnley dhe të luajmë në nivelin që meritojmë“, përfundoi Guardiola.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.