☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,769 ▼0.19%
DOW 47,330 ▼0.79%
NASDAQ 22,711 ▲0.06%
NAFTA 87.96 ▲5.4%
ARI 5,172 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,642 ▼ -0.9% ETH $2,062 ▼ -0.9% XRP $1.3874 ▼ -2.8% SOL $86.3000 ▼ -2.45%
S&P 500 6,769 ▼0.19 % DOW 47,330 ▼0.79 % NASDAQ 22,711 ▲0.06 % NAFTA 87.96 ▲5.4 % ARI 5,172 ▼1.34 % S&P 500 6,769 ▼0.19 % DOW 47,330 ▼0.79 % NASDAQ 22,711 ▲0.06 % NAFTA 87.96 ▲5.4 % ARI 5,172 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Gardh në kufi, Maqedonia vendos 30 km tela me gjemba kundër refugjatëve

Maqedonia ka ndërtuar një tjetër gardh në kufirin e saj me Greqinë për të ndalur fluksin e refugjatëve që depërtojnë në vend.

Telat me gjemba përgjatë 30 kilometrave u vendosën nga ushtria maqedonase paralelisht me një gardh tjetër të ndërtuar muaj më parë në vijën jugore kufitare.

Masa shtesë e sigurisë u miratua për shkak se emigrantët i shfrytëzojnë kalimet ilegale për të hyrë në territorin e Republikës Maqedonase, prej ku vazhdojnë rrugëtimin drejt vendeve evropiane.

Ndonëse jo të gjithë refugjatët e kanë Maqedoninë si një stacion qëndrimi, me siguri që vendi shërben si një pikë tranziti dhe kalimi për ta drejt Europës qendrore dhe perëndimore.

Këtë e dëshmon edhe raporti me shifra, ku prej fillimit të vitit më shumë se 68 mijë refugjatë kanë hyrë në Maqedoni, ndërsa 1.782 persona kanë aplikuar për azil. Gardhi është një mesazh për refugjatët që të mos e kalojnë kufirin ilegalisht, tha një zyrtar i ushtrisë maqedonase.

Por masat e reja të sigurisë janë në kundërshitm me ato që ka deklaruar më herët ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Poposki, i cili tha se vendi nuk ka qëllim të mbyllë tërësisht kufijtë e tij, por përkundrazi tha ai do të bëjmë ç’është e mundur për të zgjidhur krizën.

Nga njëra anë, autoritetet më të larta të Bashkimit Europian trumpetojnë për të shfaqur humanizëm ndaj eksodit më të madh të refugjatëve, por nga ana tjetër ata i kanë kërkuar vendeve ndalimin e fluksit të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.