☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,326 ▼ -0.24% ETH $2,243 ▲ +1.11% XRP $1.2560 ▲ +2.29% SOL $96.7900 ▲ +0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gashi nuk tërhiqet nga akuzat ndaj Rashiqit: Për këto punë ka edhe procesverbale

Deputeti i LDK0-së, Arben Gashi i ka reaguar ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiqi, duke këmbëngulur se ajo që ka deklaruar për ministrin është e vërtetë.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar drejtpërdrejt Rashiqit.

“Rashiq, po ta kushtoj një status të shkurtër. Krejt çka kam thënë është e vërtetë”, ka shkruar Gashi.

Ai më tej pretendon se Rashiq, gjatë një takimi jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme, kishte folur për rastin e djalit të tij të mitur dhe lëndimin e dorës së tij.

“Vetë ke treguar, në një takim jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme — nuk po i përmend për hir të konfidencialitetit — për rastin e djalit tënd të mitur dhe lëndimin e dorës së tij”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, në atë kohë i kishte thënë Rashiqit se integrimi është i mundur.

“Por të përgëzoj që tash e ke kuptuar se ke qenë gabim. Për këto punë ka edhe procesverbale”, ka shkruar ai.

Reagimi vjen pasi të hënën gjatë ditës ministri në detyrë Nenad Rashiq mohoi pretendimet e Gashit, duke i cilësuar akuzat e deputetit si “gënjeshtra banale”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.