🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.28 ▲3.05%
ARI 5,008 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,528 ▲ +0.64% ETH $2,326 ▼ -0.56% XRP $1.5322 ▲ +0.16% SOL $94.7600 ▼ -1.2%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gazetar amerikan Dorian Geiger: Turizëm, “Lufta e Ftohtë” joshje për turistët në Shqipëri

bbbbShqipëria, si destinacion turistik po tërheq edhe me një anë të veçantë të saj e që janë pikërisht reliket e Luftës së Ftohtë. Dorian Geiger, një gazetar amerikan nga Brooklyn shkruan se gjithnjë e më shumë turistët e huaj po joshen nga elementët e veçantë të të qenit pjesë e ish – Luftës së Ftohtë.

Në një reportazh tërësisht të dedikuar kësaj teme Geiger zgjedh të shkojë në Gjirokastër, ku ka ende relike të kësaj lufte. Ai citon drejtues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, që referuar Gjirokastrës shprehen : “ kështjella dhe muze mund të gjesh kudo, por këtu ka diçka tjeter të ndryshme.

Turistëve iu ofrohet mundësia të shijojnë diçka që nuk e kanë parë kurrë. Mund të ballafaqohen me të vërteta të papriura dhe mistrerioze”.

Geiger nënvizon se ky është nje destiancion që bën diferencën , në një rajon plot ngjyra siç është ai i Ballkanit.

Muajt e fundit janë shtuar ndjeshëm mediat e huaja që po promovojnë turizmin shqiptar. Disa media franceze e kanë futur Shqipërinë në listën e 5 vendeve që duhen vizituar në 2016-n. Mediat angleze vazhdimisht publikojnë reportazhe mbi atraksionet kryesore turistike të vendit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se për 9 mujorin 2015, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 1 miliard euro, kanë dalë nga vendi 825 milionë euro, me një bilanc pozitiv prej 185 milionë euro.

Vetëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 415 milionë euro. Rritja vjetore e të ardhurave gjatë kësaj periudhe ka ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së numrit të vizitorëve të huaj në vend me rreth 12%. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet mesatare për person janë rritur me rreth 20%, ndërsa ditë-qëndrimi mesatar ka rënë me 10%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.