Gazsjellësi TAP po fiton më shumë mbështetës
Gazsjellësi Trans-Adriatik, i njohur me emrin TAP, është projektuar për të sjellë gazin e Azerbaixhanit në Evropë, projekt i cili, sipas mediave azere, është duke fituar më shumë mbështetës në kontinentin e vjetër.
Kryeministri serb Aleksandar Vucic ishte më herët ka deklaruar interesin e vendit të tij për t’u bashkuar me TAP, iniciativë kjo e mbështetur nga SHBA, për të qenë pjesë e Korridorit Jugor të Gazit nisur nga Azerbajxhani.
Shtetet e Ballkanit njëri pas tjetrit janë duke shprehur interesin e tyre për TAP për të reduktuar vartësinë e tyre në gazin rus dhe për të diversifikuar furnizimin me energji.
Beogradi ka një numër arsyesh të tjera për t’u bashkuar me TAP, shkruajnë mediat azere. Një prej tyre është me të vërtetë interesi i qeverisë në diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji dhe për të siguruar sigurinë e saj të energjisë.
“Lidhur me sigurinë e energjisë, ne jemi të gatshëm për të diversifikuar burimet e gazit për Serbinë, e cila është shumë e rëndësishme për miqtë tanë amerikanë”- është shprehur Vucic.
Arsyeja kryesore, pas dëshirës së Beogradit për t’u bashkuar TAP është që të ulin varësinë nga gazi rus dhe që të ketë një furnizim prej më shumë se një lojtar në treg.
TAP, e cila përfshin të pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit – Kroacinë, Bosnja dhe Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, është propaganduar gjerësisht nga SHBA.
Gjatë një takimi me udhëheqjen greke, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit të SHBA për çështjet e energjisë Amos Hochstein, i kërkoi palës greke të braktisë projektin turk, në favor të TAP.
TAP ka për qëllim të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik në jug të Italisë dhe më tej në Evropën Perëndimore. Gjatësia totale e tubacionit është rreth 870 kilometra.
Ndërtimi i tubacionit pritet të fillojë në 2016. Ndërtimi i TAP jo vetëm që do të sigurojë vende evropiane me gazin e Azerbajxhanit, por edhe të hapë rrugën për krijimin e një tubacion të rëndësishëm gazi dhe rrjetit të infrastrukturës në rajon.