Moda

Gërsheta, flokë me onde apo të mbledhura lart. Beauty në stil Coachella

Festivali më i pritur i sezonit është padyshim Coachella. Aty i sheh të gjithë. Jo vetëm Coachella sjell artistët më të talentuar dhe më në zë të momentit por është dhe një vend takimi për artistë, modele, fëmijë yjesh, blogere etj. Të gjithë presin Coachella-n dhe të gjithe duan Coachella-n. Vëmendja mediatike është padyshim tek veshja, stili dhe sharmi i të pranishmëve. Java e parë e festivalit që zhvillohet në Indio, të California-s, ishte një sukses i padiskutueshëm. I quajtur ndryshe dhe si një lloj Oscar-i në ambient të hapur, ku mund të shohësh tendenca të reja apo stile të konsoliduara, festivali sjell një kombinim perfekt të look-ut hippie, indie apo gipsy. Përjashtim nuk bën as beauty. Modeli më i pëlqyer i flokëve ishte ai gjysmë i mbledhur e me onde ose gërsheta në formë kurore. Paris Hilton zgjodhi dy gërsheta në anë të fytyrës dhe pjesën tjetër të flokëve të lëshuara e me onde ndërsa Alessandra Ambrosio zgjodhi dy gërsheta klasik në stil indian. E njëjta gjë dhe për Lea Michele. Kendall Jenner zgjodhi dy topuz të vegjël lart stil Sailor Moon ndërsa Kylie zgjodhi ngjyrën pjeshkë për flokët e saj. Njihen transformimet e Kyliet dhe ngjyrat nga më të çuditshmet që përdor për flokët. Chiara Ferragni zgjodhi një kurorë prej kristali për të thyer flokët e zakonshëm të drejtë. Katy Perry kombinoi fashon rozë të vendosur në kokë me syzet e saj. Në sy tone të zbehta të së zezës dhe lejlasë, eyeliner, në buzë ngjyrë rozë ose koral dhe në lëkurë një efekt glow, super të shkëlqyeshëm. E veçanta në beauty që pamë gjatë javës së parë të festivalit ishin xixat e përdorura në flokë, në fytyrë apo në formë tatuazhi në lëkurë. Në Coachella, trendi është ky!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button