🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,978 ▲ +0.18% ETH $2,051 ▼ -0.53% XRP $1.3129 ▲ +0.11% SOL $80.0300 ▲ +0.09%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjashtë të lënduar në veri gjatë kundërshtimit të aksionit policor

Ai nuk tregoi se për çfarë dëmtimesh bëhet fjalë, pasi sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.

Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, deklaroi Elek për Radio Evropa e Lirë (REL).

Gazetarët e REL që gjenden në Mitrovicën e Veriut raportojnë se në këtë komunë përgjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave. Qytetarët tregojnë se për më shumë se një orë është duke u dëgjuar edhe sirena e emrgjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës është e vendosur edhe para farmacive në veri. Po ashtu, policia ka sulmuar me gaz lotsjellës protestuesit, me qëllimin për të shpërndarë turmën e tyre që ishte nisur në drejtim të forcave të policisë.

Mësohet se në Mitrovicën e Veriut turmat e protestuesve janë shpërndarë, ndërsa aksioni policor po vazhdon edhe në Zveçan.

Në këtë komunë, policia ka reaguar me gaz lotsjellës, pasi qytetarët në Zveçan hodhën në drejtim të forcave të rendit sende të forta.

Policia njofton se aksioni po vazhdon dhe është shtrirë në disa zona të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Autoritetet e rendit thanë se aksioni nisi në orët e para të së mërkurës dhe po vazhdon, ndërsa deri më tani janë sekuestruar një sasi mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bahtiri apelon për qetësi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook, u ka bërë ftesë qytetarëve të Mitrovicës që të ruajnë qetësinë dhe maturinë dhe “të mos bien në grackën e strukturave kriminale serbe në komunën e veriut”.

“Vetëm duke i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, mund t’i shërbejnë shtetit tonë”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kujdeset për sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunën veriore të Mitrovicës.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore./REL/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.