🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.33% ETH $2,050 ▼ -0.24% XRP $1.3159 ▼ -0.18% SOL $80.1900 ▲ +1.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjenden në Vlorë motrat Kajtazi, ishin larguar në shenjë hakmarrje ndaj prindërve

Motrat Kajtazi janë larguar nga banesa në shenjë hakmarrje ndaj prindërve të tyre, pasi pretendonin se nuk i trajtonin mirë. Kështu kanë deklaruar në polici Orialda Kajtazi, 18 vjeç dhe K. Kajtazi, 14 vjeçe.

Afërsisht një muaj pas largimit të tyre, policia ka mundur t’i gjejë ato në qytetin e Vlorës. Nga detajet e policisë bëhet e ditur se pasi kishin helmuar prindërit e tyre dhe motrën e madhe, vajzat i kishin vënë flakën shtëpisë dhe ishin larguar në këmbë natën, duke fjetur fillimisht në një hotel në Durrës, më 16 korrik.

Të nesërmen ato ishin nisur me autobus drejt Vlorës, ku dhe pasi kanë kontaktuar me një agjenci imobiliare kanë marrë një banesë me qira. Vajzat nuk dilnin shpesh nga shtëpia dhe frekuentonin vende me shumë njerëz që të mos identifikoheshin. Policia thekson se ato nuk kanë punuar në asnjë klub nate dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush.

Ndyshimet fizike të vajzave nga fotografitë e bëra publike kanë bërë që puna e policisë të vështirësohej pasi indentifikimi i tyre ishte i vështirë.

Ndërkaq, nga hetimet rezulton se letra që kishin lënë në shtëpi ishte shkruar nga vajza e vogël. Prindërit e tyre pretendonin se ato kishin marrë 400 mijë lekë të reja dhe 800 euro. Por motrat kanë deklaruar se kishin marrë vetëm 200 mijë lekë të reja dhe 300 euro. Me vete atyre u janë gjetur 100 mijë lekë të reja dhe 100 euro.

Mbi dy motrat rëndojnë akuzat e shkatërrimit të pronës dhe vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.