Europa

Gjenden të paktën 18 të vdekur në një varkë në jug të Lampeduzës

itali Sot në mëngjes u gjetën të paktën 18 të vdekur nga marina italiane në bord të një gomoneje që kishte mbetur në det në jug të ishullit italian të Lampeduzës, sipas agjencisë ANSA dhe shumë mediave italiane.

Anija Sirion pasi mori në bord 73 të bijetuari që ndodheshin në këtë gomone, që kishte ngecr në mes të detit për shkak të një difekti në motor, gjeti në bordin e saj persona të vdekur.

Më shumë se 3 500 burra, gra dhe fëmijë janë shpëtuar që prej ditës së premte në kanalin e Siçilisë nga marina ushtarake, roja bregdetare dhe anijet tregëtare.

Pas mbytjes së dy varkave ku vdiqën një numër shumë i lartë personash vjeshtën e kaluar, Italia krijoi një grup operacioni të quajtur “Mare Nostrum” për t’i ardhur në ndihmë numrit të lartë të varkave me imigrantë ku shumica vijnë nga Libija që aktualisht ndodhet në mes të anarkisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button