Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 15 Shtator 2026
S&P 500 7,584 ▼0.47%
DOW 52,064 ▼0.68%
NASDAQ 25,980 ▼0.79%
NAFTA 105.64 ▲4.19%
ARI 4,350 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,071 ▼ -3.77% ETH $2,407 ▼ -5.1% XRP $1.3162 ▼ -9.74% SOL $98.3500 ▼ -4.8%
S&P 500 7,584 ▼0.47 % DOW 52,064 ▼0.68 % NASDAQ 25,980 ▼0.79 % NAFTA 105.64 ▲4.19 % ARI 4,350 ▼0.04 % S&P 500 7,584 ▼0.47 % DOW 52,064 ▼0.68 % NASDAQ 25,980 ▼0.79 % NAFTA 105.64 ▲4.19 % ARI 4,350 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8558 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 91.7653 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3148 EUR/TRY 56.1678 EUR/JPY 178.34 EUR/CAD 1.6050
15 Sht 2026
Breaking
Bota

GJENEVË – Wadephul kërkon përmirësim të shpejtë të situatës humanitare në Gaza

GJENEVË, 15 shtator /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i ka bërë thirrje Izraelit të përmirësojë sa më shpejt situatën humanitare në Rripin e Gazës.

Wadephul tha se Gjermania i ka siguruar Izraelit skanerë për kontrollin e kamionëve me ndihma humanitare, me qëllim që këto mjete të përdoren në pikat kufitare dhe të lehtësojnë kalimin e më shumë ndihmave drejt Gazës.

Sipas tij, skanerët ende nuk janë vënë në përdorim nga Izraeli, gjë që ministri gjerman e cilësoi si të papranueshme.

Wadephul e përshkroi situatën brenda Gazës si “të padurueshme” dhe tha se synimi është të arrihet një përmirësim i shpejtë i kushteve humanitare.

Në të njëjtën kohë, ministri gjerman theksoi se një përmirësim afatgjatë i situatës në Gaza nuk mund të arrihet pa çarmatimin e Hamasit.

Ai tha se këtë çështje e ka diskutuar me homologë në Turqi dhe Katar, duke u kërkuar atyre të përdorin kanalet e komunikimit me Hamasin, për të nxitur fillimin e procesit të çarmatimit, i cili është premtuar dhe rënë dakord.

“Ai që bën lëvizjen e parë nuk ka domosdoshmërisht kartat më të këqija”, tha Wadephul.

Gjatë vizitës në Gjenevë, ministri gjerman po zhvillon gjithashtu takime me përfaqësues të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ai po kërkon edhe mbështetje për kandidaturën e Gjermanisë, për një vend në Këshillin e të Drejtave të Njeriut për periudhën 2027–2029. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.