Kryeartikull

Gjeopolitika e epidemive

Nga Laura Spinney*

Më 28 janar 2020, në Sallën e Madhe të Popullit në Sheshin Tien An Men të Pekinit, simbol i pushtetit të Partisë Komuniste Kineze, Presidenti Xi Jinping ka takuar Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OMS) për të folur lidhur me epideminë e koronavirusit. “Epidemia është djall dhe nuk mund të lejojmë që djalli të fshihet”, ka deklaruar Xi. Fjalët e Presidentit kinez i kanë befasuar vëzhguesit ndërkombëtarë. Me rreth 60 miliopn njerëz tashmë në karantinë, është dikur sikur lideri kinez donte ta ushqente frikën duke e krahasuar virusin me një shpirt malinj. Në të vërtetë, siç ma ka shpjeguar mjeku antropolog dhe specialist i çështjeve kineze Christos Lynteris nga Universiteti St Andrews i Skocisë, fjalët e Xi nuk i drejtoheshin shefit të OMS-së, por kinezëve dhe qenë zgjedhur për t’i siguruar ata.

Shpirtëra dhe demonë

Në Kinë është traditë të krahasohen katastrofat natyrore si epidemi me djaj, hyjni apo shpirtëra, siç është normale të kënsiderohen ketë ngjarje bartës ndryshimesh politike. Një shembull është epidemia e murtajës që goditi Mançurinë midis viteve 1910 e 1911, duke shkaktuar sipas vlerësimeve rreth 60000 viktima. Akoma sot kujtimi i epidemisë është shumë i gjallë në kujtesën kolektive kineze, edhe falë dokumentarëve që rrëfejnë gjestet e heronjve si mjeku ushtarak Wu Lien-teh, i cili kërkoi të luftojë përhapjen e sëmundjes. Në atë kohë pushteti i Dinastisë Cing ishte dobësuar. Dy vende rivale si Rusia dhe Japonia kishin ndërtuar tashmë linjat hekurudhore që penetronin në territorin e pasur me minerale të Mançurisë, në verilindje të Kinës. Në Pekin, mandarinët kishin frikë se mos epidemia mund t’u jepte fuqive të huaja rastin për ta pushtuar hapur Kinën me pretekstin se donin të kontrollonin sëmundjen. Kështu që për autoritetet kineze ishte e domosodshme të arrihej të frenohej infektimi dhe ia arritën sidomos falë Wu, i cili në Europë kishtë studiuar teorinë mikrobeve dhe vendosi masa ekstreme e të papara deri më atëhere, si karantina dhe kremimi i kufomave.

Epidemia nuk i kaloi kufijtë e Kinës dhe Wu u celebrua si hero, por triumfi i tij nuk e shpëtoi Dinastinë Cing. Përpara fundit të 1911 një revolucion e përmbysi Dinastinë duke e forcuar bindjen se epidemitë qenë bartëse të ndryshimeve. Poezia Lamtumirë Perëndisë së Murtajës, e shkruar më 1958 nga Mao Ce Duni, është ende shumë popullore në Kinë dhe mësohet nëpër shkolla. Me këto vargje, Timonieri i Madh festonte (me sa duket, përpara kohe) eliminimin e skistosomiazës ose “ethes së kërmijve” nga zona të mëdha të Kinës Jugore. Kur Xi i ka njoftuar popullit kinez se djalli nuk mund të fshihej, fjalët e tij kishin të bënin me shëndetin publik, por qenë edhe një deklaratë politike. Duke evokuar Wu dhe Mao, Presidenti u ka kujtuar kinezëve fuqinë e regjimit dhe aftësinë e tij për ta përballuar e zgjidhur në mënyrë të pavarur krizën.

Përpjekjet e shtetit për ta frenuar koronavirusin e ri – me izolimin e metropoleve të mëdha dhe ndërtimin e spitaleve brenda pak ditësh – demonstrojnë se ato të Xi nuk qenë fjalë boshe, siç e konfirmon fakti që Pekini ka injoruar ofertat e ndihmës nga ana e OMS-së dhe të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e Shteteve të Bashkuara. Megjithat, epidemitë e së kaluarës na kanë mësuar se patogjenët (organizmat që shkaktojnë sëmundjet) nuk i respektojnë kufijtë. Rëndom, të provosh të pengosh “riatdhesimin” e një virusi nënkupton vetëm ta përkeqësosh situatën. Në një mënyrë që tenton gjithnjë e më shumë nga izolacionizmi dhe rivaliteti midis duqive të mëdha, duket se duhet ta mësjomë këtë leksion nga fillimi.

E lindur më 1946, OMS-ja është mishërimi i një leksioni historik. Ajo zëvendësoi një larmi organizatash të vogla ndërkombëtare, midis të cilave degën shëndetësore e Lidhjes së Kombeve, institucioni diplomatik ndërkombëtar i shembur në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. E krijuar në fillimvitet ’20, dega shëndetësore ishtë një përgjigje ndaj gripit spanjoll që ishte shfaqur midis viteve 1918 e 1921, ku vdiqën 50 milion njerëz, dhe epidemive të tuberkulozit e tifos që kishin martirizuar Europën pasLuftën e Parë Botërore. OMS e përkufizon pandeminë si “përhapjen në botë e një sëmundjeje të re”, ndërsa epidemia kufizohet “në një komunitet apo rajon”.

Deri më tani, organizata nuk e ka përdorur termin pandemi për epideminë e koronavirusit në zhvillim. Pandemia e 1918 shpërtheu në pranverë në Hemsiferën Veriore – edhe pse është quajtur “gripi spanjoll”, vendi i origjinës së tij është i panjohur – për të bërë më pas xhiron e botës në 3 vitet e ardhshme. U kursyen vetëm Antarktida dhe Ishulli i Shën Helenës, një ishull i largët vullkanik në Oqeanin Atlantik. Ato që u goditën më shumë qenë shtresat sociale dhe vendet më të varfëra. Sipas vlerësimeve, në Indi vdiqën 18 milion njerëz për shkak të virusit, ekuivalent me totalin e viktimave të Luftës së Parë Botërore.

Gripi spanjoll ka qenë pandemia më tragjike e historisë në terma absolutë. Rastet më të rënda nuk kishin pamjen e gripit normal. Në fakt, ngjyra si blu e pacientit të kujtonte kolerën, ndëra rrjedhjet e gjakut nga hunda e goja qenë të ngjashme me atë murtajës pulmonare. Në vitin 1918 vetëdija se gripi shkaktohej nga një virus ishte një koncept relativisht i ri dhe pjesa më e madhe e mjekëve mendoi se bëhej fjalë për ndonj bakter. Në mungesë të analizave diagnostikuese, vaksina, ilaçë antiviralë dhe antibiotikë, që do të mund ta kishin kuruar pulmonitin bakterial që komplikonte gripin në rastet vdekjeprurëse, mjekësia ishte e pafuqishme. Veç të tjerash, mjekët kishin një dije të pjesshme lidhur me efektet e gripit spanjoll në zona të tjera të botës.

Të bashkëpunosh

Pandemia e 1918 pati pasoja të zgjatura. Disa theksojnë se ka përshpejtuar përfundimin e Luftës së Parë Botërore dhe ka bërë më të vështirë procesin e paqes, duke infektuar shumë prej delegatëve të Konferencës së Parisit. Virusi paralizoi ekonominë botërore dhe shkaktoi një valë depresioni të përgjithësuar. Nga momenti që godiste sidomos të rinj – mosha mesatare ishte 28 vjeç – gripi spanjoll dobësoi aftësinë e Europës për ta rimarrë veten paslufte, duke krijuar legjione jetimësh dhe pleqsh të varur nga asistenca shtetërore dhe duke shkatërruar kudo indin shoqëror. E tronditur nga kjo katastrofë, bota e kuptoi se në të ardhmen shtetet do të duhej të bashkëpunonin për t’i përballuar kërcënime të ngjashme. OMS-ja koordinon shkëmbimin e informacioneve lidhur me patogjenët e rinj, përveç reagimit të shteteve të ndryshme nëpërmjet instrumentit ligjërisht detyrues të Rregullimit Shëndetësor Ndërkombëtar.

Problemi është se sot OMS-ja është e prekur nga një mungesë fondesh. Kjo i preokupon institucionet shëndetësore e vendeve të ndryshme, edhe pse gjithnjë e më shpesh vetë qeveritë e tyre ia mohojnë asaj fondet për të cilat ka nevojë. Mungesa e resurseve ekonomike nuk është problemi i vetëm. Organizata është e kritikuar për strukturën e saj, duke filluar nga selitë e kushtueshme rajonale, për teprinë e burokracisë dhe për inercinë në emergjenca. Prej kohësh është në zhvillim një debat lidhur me mundësinë e modernizimit apo çmontimit të organizatës.

Në marsin e 2019, Drejtori i Përgjithshëm i OMS-së ka njoftuar për reforma radikale, por sipas disa vëzhguesve nuk është e qartë nëse ndryshimet do të mund t’i zgjidhin difektet strukturore. Në komunitetin shëndetësor edhe zërat më kritikë ndaj OMS-së mendojnë se është i nevojshëm një institucion i fortë, i pavarur dhe global. Një prej motiveve të kësaj nevoje është kthimi i sëmundjeve infektive, sidomos i zunozave, infeksioneve njerëzore me origjinë shtazore. Ky fenomen është intensifikuar në dekadat e fundit: popullsia botërore në rritje të vazhdueshme është e shtyrë drejt xhepave të rinj ekologjikë, duke hasur patogjenë të rinj.

Pesha e këtyre sëmundjeve bie sidomos mbi vendet më të varfëra, por e gjithë bota është e prekshme. Rezistenca antimikrobike – aftësia e baktereve dhe viruseve për t’ju rezistuar ilaçeve, e shkaktuar nga përdorimi i tepruar i ilaçeve mbi qeniet njerëzore dhe kafshët – gradualisht po e anullon forcën terapeutike e antibiotikëve dhe antiviralëve. Sigurisht që edhe armiqësia në rritje ndaj vaksinave nuk ndihmon. Të gjitha organizatat ndërkombëtare dobësohen dhe tentojnë të funksionojnë keq kur anashkalohen nga vende që i janë pjesë, sidomos të pasur e të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara. Siç nënvizon ekonomistja shëndetësore Olga Jonas nga Instituti për Shëndetin Global i Universitetit të Harvardit, “bota përfiton atë për të cilën paguan”.

Më 30 janar, pas konfirmimit të rastit të parë të transmetimit të koronavirusit të ri nga njeriu në njeri jashtë kufijve të Kinës, OMS-ja ka shpallur emergjencën shëndetësore globale. Vendimi i ka mundësuar organizatës që të nxjerrë një

seri rekomandimesh të reja për ta luftuar epideminë, por kjo nuk të jep pushtetet e nevojshme për t’i zbatuar. OMS-ja ka paralajmëruar se gjatë një epidemie kufizimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave është kundërprodhues. Sot konsiderohet se masat e kontrollit të infektimit në kufij janë më efikase, gjithmonë po të kryhen korrektësisht. Shumë qeveri e kanë injoruar mendimin e ekspertëve. Pjesa më e madhe e vendeve limitrofe i ka mbyllur kufijtë me Kinën dhe shtete të ndryshme e kanë kufizuar lirinë e lëvizjes. Pas njoftimit të OMS-së, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një periudhë karantine në shtëpi prej 14 ditësh për të gjithë amerikanët në kthim nga Kina dhe i kanë penguar të gjithë të huajt e ardhur nga vendi aziatik të futen në territorin kombëtar. Edhe Australia ka zbatuar një masë të ngjashme. Janë të shumtë që mendojnë se karantina në shtëpi është një masë e tepruar për persona që ka mundësi nuk i janë afruar epiqendrës së epidemisë, ndërsa dallimi midis shtetasve amerikane dhe të huaj nuk ka kuptim.

Këto masa diskrimunuese nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin cënueshmërinë e Shteteve të Bashkuara duke i përkeqësuar raportet me Kinën, kundër së cilës Uashingtoni po realizon një betejë tregtare. Shtetet e Bashkuara po bëhen të cënueshme ndaj epidemive edhe në një mënyrë tjetër. Kongresi po miraton një seri normash për të mos u dhënë leje qëndrimi emigrantëve që peshojnë në mënyrë të tepruar mbi financat publike, edhe prej asistencës shëndetësore.

Ky mekanizëm do t’i shtyjë shumë emigrantë që të mos u drejtohen mjekëve, duke e kompromentuar mundësinë e sqarimit të rasteve të sëmundjeve infektive. Epidemitë dhe pandemitë kanë qenë gjithmonë fenomene politike, me pasoja të pashmangshme lidhur me menaxhimin e kufijve. Në shekullin e XVIII monarkia habsburge ndërtoi një kordon sanitar nga Danubi në Ballkan në formën e një zinxhiri kështjellash që do të duhej të ndalonin infeksionet e ardhura nga Perandoria Osmane fqinje. Kordoni, që përfaqësonte edhe një kufi ushtarak, ekonomik e fetar – midis kristianizmit dhe islamit – mbikëqyrej nga fshatarë të armatosur që i çonin personat e dyshuar se bartnin sëmundje në struktura të posaçme për karantinën të ndërtuar përgjatë barrierës.

Sot Kina nuk i frikësohet ndonjë pushtimi, por kufijtë e saj janë ende problematikë. Pekini e konsideron Tajvanin një provincë rebele dhe ka theksuar qëllimin pa vendosur ishullin nën kontrollin e vet, por më 11 janar 2020 tajvanezët kanë zgjedhur si president Tsai Ing-wen, fuqimisht armiqësor ndaj ribashkimit. Kufizimet mbi spostimet e paraqitura nga qeveria e re për të shmangur infektimin do ta forcojnë kufirin që Kina do të donte ta abrogonte dhe që Tajvani do të donte ta bënte të përhershëm. Kurse në Hong Kong vitin e fundit ka lindur një lëvizje proteste kundër qëllimit të supozuar të Kinës për ta privuar rajonin administrativ special nga autonomia e tij.

Sot Carrie Lam, Guvernatorja e Hong Kong, kërkon një ekuilibër midis represionit të protestave dhe opozitës ndaj Pekinit. Pasi në fillim të shkurtit personeli spitalor i Hong Kongut ka vendosur të bëjë grevë për të kërkuar mbylljen e kufirit me Kinën kontinentale, Lam ka kërkuar që të ndërmjetësojë duke ofruar një mbyllje të pjesshme. Edhe në këtë rast një kufi që Kina do të donte ta zhdukte është forcuar. Nga pikëpamja politike, kontrolli i sëmundjeve tenton t’i penalizojë të gjithë aktorët e përfshirë. Fatkeqësisht për liderët politikë, planet e tyre nuk janë penguar vetëm nga qeniet njerëzore.

Në vitin 1918, pas një përhapje fillestare e të zbehtë të sëmundjes në muajt e parë të vitit, e sfumuar me fillimin e verës, pandemia u kthye e fortë nga fundi i gushtit. Pjesa më e madhe e të vdekurve ndodhi në 13 javët midis mesit të shtatorit e mesit të dhjetorit. Në atë kohë Australia vendosi një karantinë shumë efikase, duke shmangur valën e dytë më vdekjeprirëse e infektimit. Por autoritetet australiane e hoqën masën shumë shpejt dhe në muajt e parë e 1919 lanë të hynte një vaë e tretë, e cila vrau 12000 njerëz. Anipse ritmi i infektimit nga koronavirusi në Kinë duket se po ndalet, gjithsesi do të ishte e rrezikshme të presupozohej se e keqja ka kaluar. Dy epidemi të kohëve të fundit koronavirusi – Sindromi Akut Respirator i Rëndë (SARS) i 2003 dhe Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme i 2012 – nuk kanë pasur asnjë valë paraprake dhe kishin përqindje infektimi e vdekshmërie të ndryshme midis tyre dhe dukshëm edhe nga koronavirusi aktual, përgjegjës i sëmundjes së quajtur Covid-19. Kjo sepse çdo virus i ri sillet në mënyrë të ndryshme, përveçse të ketë tendencën për të ndryshuar dhe ndërruar qasjen e vet gjatë epidemisë.

Virusët janë gjithmonë një hap përpara karshi qenieve njerëzore: kur del një i ri, ne jemi akoma duke ju përgjigjur të mëparshmit. Pasi është akuzuar se ka reaguar në mënyrë disproporcionale ndaj epidemisë së gripit të derrit të 2009, OMS-ja ka adoptuar një qasje më të matur ndaj epidemisë së ebolës në Afrikën Perëndimore, duke tërhequr një mal me kritika për ngadalësinë e saj. Kujtimet e SARS-it janë ende të gjalla në Kinë. Qeveria dhe popullsia kanë mësuar shumë prej kësaj epidemie. Rastet e para u zbuluan në provincën jugore të Guangdongut në nëntorin e 2002. Në 8 muajt e ardhshëm, SARS-i infektoi 8000 njerëz në 26 vende.

Të vdekurit qenë 800, pjesa më e madhe e tyre në Kinë dhe Hong Kong. Më atë moment popullsia kuptoi se epidemitë janë një fenomen i rrezikshëm, ndërsa qeveria kineze zbuloi se nuk mund të mbështetej më mbi nënshtrimin e pakushtëzuar, sidomos pasi kishte fshehur shkallën e përhapjes së epidemisë. Në boshllëkun e informacionit u përhapën frikëra dhe zëra të pakontrolluara, me episode të ndryshme dhunës në të gjithë vendin. Fatkeqësisht, Pekini nuk duket se e ka mësuar leksionin më të rëndësishëm të SARS-it, domethënë nevojën për të futur një rregullim për tregjet e kafshëve të gjalla, burim sëmundjesh të shumta. Më 22 janar Kina e ka ndaluar përkohësisht tregtimin e produkteve të derivuar nga kafshët e egra.

Por është zbuluar se këto ndalime janë joefikasë: gjatë epidemisë së SARS-it, një ndalim i ngjashëm shkaktoi një rritje vertikale të shitjeve në tregun e zi. Nuk është për t’u habitur që 60% e furnizimit ushqimor të kinezëve varet nga tregjet e kafshëve të gjalla. Këto janë disa prej motiveve për të cilat OMS-ja u beson antropologëve si Christos Lynteris për të hartuar një përgjigje ndaj epidemive. OMS-ja vazhdon të nënvizojë se për t’u përgjigjur për pandemitë e ardhshme botës i duhet që të marrë masa afatgjata, duke filluar nga vendet më të varfëra. Ndoshta tani qeveritë do t’i dëgjojnë këshillat e ekspertëve.

Më 10 shkurt banka e investimeve Morgan Stanely ka komunikuar se epidemia në Kinë mund të pengojë rigjallërimin e rritjes globale. Zinxhirat e shpërndarjes janë ndërprerë në shkallë botërore, edhe pse nuk është e qarte se deri në çfarë pike fenomeni i detyrohet virusit apo masave frenuese kundërprodhuese. Një financim relativisht modest për infrastrukturat shëndetësore në vendet në rrugën e zhvillimit dhe një qasje rajonale – për shembull, rregullimi shkencor i tregjeve të kafshëve të gjalla – do të kishin shmangur një pjesë të mirë të dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi i ri.

Popullsi e zemëruar

Ndërkohë në Kinë është në zhvillim një eksperiment i paprecedent lidhur me frenimin e sëmundjeve. Në të kaluarën, përgjigjet e Pekinit ndaj sëmundjeve ka qenë tejet kufizuese, por tani duket se qeveria ka adoptuar një qasje më të hapur, edhe pse me rrjetet sociale është shumë e vështirë të fshihen lajmet. Deri më tani, popullsia duket se ka ndjekur direktivat, por frustrimi është i dukshëm. Zemërimi i shpërthyer në rrjetet sociale më 7 shkurt, pas vdekjes së mjekut Li Wenliang, i cili në dhjetor kishte dhënë alarmin lidhur me praninë e një virusi të ri, për t’u akuzuar më pas nga policia se ka përhapur lajme false.

Historianët e mjekësisë nënvizojnë prej kohësh se demokracia është pak efikase gjatë epidemive, kur nevojiten masa të shpejta e të zhdërvjellta. Kriza aktuale po vë në krizë një menaxhim alternativ, i cili ka difektet e tij. Liderët kinezë mburren për aftësitë e tyre në shpartallimin e sëmundjeve si një shenjë force, por çfarë ndodh në rast se sëmundja fiton? Presidenti Xi e ka përqëndruar të gjithë pushtetin rreth vetes dhe kjo do ta bënte një shënjestër të lehtë për një popullsi të zemëruar e të frikësuar në rast se strategjia e tij do të dështonte. Ndoshta është për këtë arsye që Xi ka qëndruar larg kamerave, duke ju mundësuar zëvendësve të tij që të shfaqen në publik. “New York Times” ka cituar politologun nga Pekini Rogn Jiang, i cili ka propozuar një paralele midis dëmeve të shkaktuara legjitimitetit të regjimit nga epidemia me ato të shkaktuara nga masakra e Tien An Menit më 1989. Shpresa është që edhe Xi mund t’i thotë lamtumirë peërndisë së murtajës. Sido që do të përfundojë, vetëm koha do të na thotë se cilat do të jenë pasojat e kësaj epidemie për Xi Jinping, për Kinën dhe për pjesën tjetër të botës.

*Laura Spinney është gazetare shkencore. Këtë artikull e ka shkruar për “New Statesman”.

Përgatiti: Armin Tirana

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button