Teknologji
Gjërat kryesore që duhet t’i dini për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus
iPhone 6 më në fund u prezantua dje, pas një kohe të gjatë pritjeje dhe një grumbulli të pafund të thashethemeve për telefonin më të ri të Apple, përkatësisht dy variantet e gjeneratës së re të iPhone, njëri prej të cilëve hyn në kategorinë e pajisjeve fablet.
Drejtori i Apple, Tim Cook sot i zbuloi dy modelet e iPhone 6 të cilët shquhen për ekranin e madh, kuletën digjitale, kamerat më të mira sesa ato në paraardhësit e tyre, si dhe karakteristikat e tjera.
Në mes tjerash, Apple zbuloi edhe orën e re Watch në tri versione, e cila do të dal në shitje vitin e ardhshëm, jo sikurse iPhone 6, dy versionet e së cilit pritet të vijnë këtë muaj.
Më poshtë do t’i listojmë disa nga gjërat kryesore që duhet ti dini për iPhone 6:
- iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus vijnë me ekranin e bazuar në Retina HD.
- iPhone 6 është i hollë vetëm 6.9mm, ndërsa iPhone 6 Plus ka 7.1mm hollësi, ndërsa iPhone 6 Plus ofron edhe këndin e ri të shikimit – landscape.
- iPhone 6 sjell ekranin me diagonalen prej 4.7”, ndërsa iPhone 6 Plus vjen me madhësinë e ekranit prej 5.5”. Rezolucioni i iPhone 6 sjell 1334 x 750 piksel, ndërsa ai i iPhone 6 Plus ofron 1920 x 1080 piksel.
- iPhone 6 mbështetet nga procesori i ri i Apple, A8 që i jep shpejtësi deri në 25 për qind më të madhe procesorit, dhe deri në 50 për qind më shumë shpejtësi grafikave të telefonit.
- iPhone 6 ka pikselë të mjaftueshëm për ta bërë pamjen më të mirë sesa në 720p HD, ndërsa iPhone 6 Plus ofron 1080p HD— apo më shumë se disa nga gjeneratat e ardhshme të konsolave të video-lojërave.
- Të dy modelet e reja të iPhone 6 kanë skaje të rrumbullakëta dhe ekranin që shtrihet në gjithë siërfaqen e cila është e ndjeshme në prekje.
- iPhone 6 është i pajisur me Apple Pay dhe antenën Near Field Communication (NFC) e cila ia mundëson përdoruesit që të klikojë në ekran për aktivizimin e sensorit që e mundëson pagesën. Kredit kartelat e kompanive sikurse—Visa, Mastercard dhe American Express—mund të lidhen me aplikacionin e Passbook.
- Sa i përket sigurisë, informacioni i kartelës tuaj është i mbyllur, dhe secili transaksion ka vetëm një numër të pagesave. Pra, nëse ju e humbni telefonin tuaj, ju thjesht mund të anuloni pagesën.
- Apple gjithashtu theksoi se as shitësit me pakicë dhe as Apple nuk do ta dinë se çfarë keni blerë, ku e keni blerë atë, apo se sa keni paguar. Apple Pay do të jetë në dispozicion në SHBA që nga data 24 tetor.
- iPhone 6 ofron edhe një tipar krejtësisht të ri të quajtur Focus Pixels, i cili ia mundëson kamerës së telefonit të fokusohet më shpejt dhe më mirë se asnjëherë më parë.
- Kjo do të thotë cilësi më e mirë e videos dhe funksion të kamerës me lëvizje të ngadalshme – “slow motion”. Për më shumë, në iPhone 6 ju mund të bëni edhe një grumbull të fotove “selfie”, sepse telefoni i ri i Apple mundëson shkrepjen e 10 fotove selfie për sekondë.
- Jetëgjatësia e baterisë së iPhone 6 është përafërsisht e krahasueshme me atë të iPhone 5: ajo përmban 10 orë më shumë jetëgjatësi për audio, dhe katër orë më shumë kohë bisede për 3G. Nëse telefoni lihet në gjendje pasive, bateria mund të zgjasë deri në 10 ditë.
- iPhone 6 Plus, megjithatë ofron jetë më të mirë të baterisë deri më sot. Ky model ofron deri në 80 dëgjim të audio përmbajtjes dhe 24 orë kohë bisede në 3G, ndërsa në pasivitet, telefoni mund të rrijë deri në 16 ditë.
- iPhone 6 ka një sensor për presion të ajrit për të ju treguar se sa lartë jeni. Kjo do të ndihmojë ta regjistroni më mirë aktivitetin tuaj fizik, dhe e dallon atë nëse bëhet në ambient të rrafshët, apo të terren me lartësi. Të dhënat e aktivitetit tuaj fizik ruhen dhe analizohen nga aplikacioni Health.
- Shtypja e dyfishtë e butonit kryesor do ta bëjë pjesën e sipërme të ekranit të vijë poshtë, në mënyrë që njerëzit me gishta më të vegjël, apo dorë më të vogël të mund ta përdorin telefonin me një dorë.
- iPhone 6 do të kushtojë 199 dollarë për versionin me 16GB, 299 dollarë për versionin me 64GB dhe 399 dollarë për versionin me 128GB. Ndërsa, iPhone 6 Plus fillon prej 299 dollarë për versionin me 16GB. Të gjitha këto çmime janë për përdoruesit që nënshkruajnë kontratë 2 vjeçare.
- iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do të jenë në dispozicion në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar, Francë, Gjermani, Australi, Hong Kong, Singapor dhe Japoni që nga data 19 shtator.
- Para-porositë e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus fillojnë prej 12 shtatorit.
- Por, nëse nuk mund të prisni, atëherë mund ta shkarkoni versionin e ri të sistemit operativ të Apple, iOS 8 nga data 17 shtator.