Kronika

Gjermanët: Pse i deportoni shqiptarët? Kemi nevojë për ta

Para disa ditësh, një film gjerman për shqiptarët – “Deportation Class”, shkaktoi mjaft reagime.

Filmi portretizon azilkërkuesit që riatdhesohen me detyrim nga autoritetet, pasi nuk kanë respektuar kërkesën për largimin nga Gjermania.

Kush nuk tronditet, kur në orën 03:30 të natës të troket policia në derë dhe të thotë: “Bëni gati plaçkat se duhet të largoheni nga Gjermania”.

Megjithëse policia zbaton ligjin, megjithëse protagonistët shqiptarë sipas ligjit duhet ta lenë vendin – tronditja nuk është më e pakët.

Kjo është një nga skenat më tronditëse të filmit dokumentar “Deportation Class” – “Klasa e deportimit” të dy regjisorëve gjermanë, Carsten Rau dhe Hauke Wendler,-  një film mjaft i vlerësuar në mediat gjermane dhe i nderuar me çmimin televiziv gjerman “Grimme”.

“Deportation Class” ofron një vështrim tronditës në labirintet e burokracisë, dëshpërimit, ligjit dhe ëndrrave të njeriut”, shkruan “Südeutsche Zeitung”.

Në film përplaset forca e ligjit me fatin e njeriut – në fokus janë dy familje shqiptare nga veriu i Shqipërisë, njëra ka ardhur në Gjermani për të gjetur një shans jete dhe perspektivë për fëmijët, tjetra, sepse djali kërcënohet nga gjakmarrja.

Ndërkohë, radio publike gjermane Deutschlanfunk, në një reportazh, thekson se shqiptarët po deportohen, pavarësisht se në Gjermani mungon forca punëtore.

“Gjermania ka nevojë imediate për më shumë forca punëtore- këta i kërkon jashtë vendit. Por duket e pakuptueshme, që punonjësit e formuar, që nuk kanë leje pune, deportohen. Për këtë arsye, një klinikë në Berlin ka nisur një betejë për të mbajtur punonjësit shqiptarët”, thuhet në artikull.

Klinika Vivantes ka plot 13 shtëpi për të moshuar, por nuk gjen punëtorë.

Ata që ka gjetur, kryesisht shqiptarë, po largohen.

Tashmë ata kanë nisur fushatën me moton: “Ne kemi nevojë për ju”.

Sipas drejtuesve të klinikës, shqiptarët jo vetëm janë të përgatitur, por tregojnë edhe empatinë e duhur.

Ky lajm vjen në kohën që qindra shqiptarë i kanë shkruar në FB kryeministrit Edi Rama se edukimi është një nga shtyllat themelore për vendin.

Mediat e huaja shkruanin pas zgjedhjes së Ramës kryeministër, se një problem i madh për Shqipërinë është largimi i njerëzve, sidomos i të arsimuarve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button