☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.12 ▼5.66%
ARI 4,580 ▲4.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,584 ▲ +0.42% ETH $2,184 ▲ +0.65% XRP $1.4260 ▲ +0.21% SOL $92.8300 ▲ +1%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.12 ▼5.66 % ARI 4,580 ▲4.03 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.12 ▼5.66 % ARI 4,580 ▲4.03 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Gjermania ‘blindon’ kufijtë, ja masat e rrepta për ata që hyjnë në vend

Komisioni Evropian i ka inkurajuar para pak kohësh shtetet anëtare që t’i zbatojnë sipas rregullave kontrollet policore në kufi. Në një intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”, ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) tha se këto rregulla duhet t’i zbatojnë edhe landet.

Kontrollet e personave nga policia federale duhet të bëhen në një zonë kufitare në gjërësi prej 30 km. në brendësi të kufirit, e cila është hequr që nga futja e zonës Shengen në vitet 90-të.

“Kontrollet në këtë zonë janë një mjet i suksesshëm në luftimin e migracionit ilegal, kriminalitetit ndërkufitar dhe kontrabandimit të migrantëve ilegalë”, theksoi de Maizière. Jo vetëm policia federale por edhe ato të landeve duhet të përdorin këtë instrument.

“Kjo bëhet varësisht nga pozita gjeografike e një landi, por kontrollet duhet të bëhen me vendosmëri.” Shumë ligje kufitare përmbajnë rregullat se si duhet vepruar, shpjegon ministri. Ndërsa atje ku ka nevojë, duhet të krijohet urgjentisht edhe korniza ligjore.

Sfondi i një vendimi të këtillë është vendimi i Komisonit Evropian nga data 17 shkurt, ku thuhet se Gjermania nuk i ka shkelur rregullat e kontrolleve kufitare, me shpjegimin se ato mund të ketë qenë në kundërshtim me kodeksin e Shengenit.

Njëkohësisht janë inkurajuar të gjithë vendet e Shengenit që të ndërmarrin masat e duhura për ruajtjen e kufirit. Në Gjermani ky vendim prek 13 nga 16 landet e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.