Kosova

Gjetaj kërkon nga Serbia të tregojë ku i ka varrosur 1,600 shqiptarë

Rreth tetëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës shumë qytetarë kosovarë të vrarë mizorish nga forcat serbe rezultojnë të zhdukur.

Janë më shumë se 1 mijë e 600 trupa të vrarë, fati i të cilëve nuk dihet ende.

E janë rreth 300 mbetje mortore të tjera, të cilat gjenden në morgun e Prishtinës, identiteti i të cilave ende nuk është zbuluar.

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenkë Gjetaj, kërkon nga shteti serb t’i hapë dosjet dhe të tregojë se ku janë të varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, transmeton RTK.

Serbia, sipas tij, i ka të dhënat e sakta se ku gjenden këto lokacione.

“Me palën serbe është grupi punues, i cili po merret, jemi duke dialoguar lidhur me gjetjen e fatit të personave të zhdukur. Tash në mars do të mbahet takimi i radhës dhe, normalisht, ne do të insistojmë që pala serbe të na japë përgjigje lidhur me informacionet tona të mëparshme. Do të vazhdojmë të bëjmë presion që të hapen arkivat. Do të hulumtohen arkivat e Serbisë”, ka thënë Gjetaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button