Ekonomia

Gjiknuri: Lehtësira për të mbështetur vazhdimësinë e industrisë

Rregullat e reja pas ndryshimeve në ligjin minerar detyrojnë subjektet që veprojnë në këtë industri që t’i kushtojnë rëndësi parësore rehabilitimit të mjedisit.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në fabrikën e çimentos Titan Antea Cement në zonën e Krujës, për të parë nga afër punimet në kuadër të programit të rehabilitimit progresiv të mjedisit.

Sipas ligjit, zonat e shfrytëzuara minerare dhe ato që vazhdojnë prodhimin duhet që të vënë në jetë një rehabilitim progresiv të mjedisit duke mos pritur deri në përfundimin e aktivitetit të tyre për ta bërë një veprim të tillë.

“Donim të promovonim një mënyrë jashtëzakonisht të lavdërueshme të rehabilitimit mjedisor të karrierave të gurit që ata shfrytëzojnë. Siç edhe e pamë është një mënyrë shumë e mirë e rehabilitimit të të gjitha atyre pjesëve që nuk përdoren më për shfrytëzim minerar. Kjo është një nga kërkesat e ligjit dhe modeli i investimit që ne duam të promovojmë, që të gjithë bizneset në industrinë minerare, veçanërisht ato që punojnë me karrierë të kenë mundësi të rehabilitojnë mjedisin”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri u ndal edhe në dialogun e hapur me përfaqësuesit e bizneseve të industrisë minerare me synim mbështetjen e kësaj industrie që ta përballojë rënien e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Kuptohet se industria minerare ka dhe vështirësitë e saj, u shpreh ministri, ndersa theksoi se, tashmë e kemi bërë me dije se jemi duke diskutuar me industrinë minerare për lehtësira, qoftë fiskale apo të tjera, për mënyrën e llogaritje së shumë elementëve financiarë pasi kushtet e tregjeve minerare janë mjaft të vështira”.

majkKreu Energjisë tha se, në bashkëpunim me ministrin e Finanacve, po shihet mundësia për të ndërmarrë disa hapa, lehtesuese. “Shpresoj që në të ardhmen e afërt të gjejmë një zgjidhje për këtë situatë emergjente për industrinë minerare. Kjo është industri jashtëzakonisht e rëndësishme për Shqipërinë dhe ka një zinxhir të tërë aktivitetesh që lidhen me të jo vetëm nga punësimi por edhe një numër i madh kontraktorësh që jetojnë me këtë industri. Duam të bëjmë çmos që kjo industri të mbijetojë për të pritur dhe ditët më të mira që janë rritja e çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare”, nënvizoi Gjiknuri.

Përfaqësuesi i fabrikës së çimentos Titan Antea Cement deklaroi se investimi për rehabilitimin mjedisor është mjaft i rëndësishëm ndërsa kjo sipërmarrje dëshiron të shërbejë si një shembull pozitiv edhe për bizneset e tjera në këtë fushë.

Në këtë fabrikë, subjekti i biznesit ka zbatuar planin e rehabilitimit sipas standardeve dhe kërkesave të IFC dhe EBRD. Në karrierat e territorit të fabrikës së çimentos rezulton të jenë rehabilituar 30 mijë metër katror sipërfaqe ku janë mbjellë rreth 5 mijë pemë të larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button