Ekonomia
Gjiknuri, vizitë në Zvicër, takime me drejtues të AXPO dhe TAP-it
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/09/Ministri-i-Energjisë-dhe-Industrisë-Damian-Gjiknuri-vizite-në-Baku-të-Azerbajxhanit-11-506x350.jpg)
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri gjatë një vizite në Bernë (Zvicër), zhvilloi një takim me Doris Leuthard, këshilltare Federale ku u diskutua mbi bashkëpunimin e Shqipërisë dhe Zvicrës në fushën e energjisë, njofton nga Zvicra, agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Gjiknuri zhvilloi edhe takime dypalëshe me zyrtarët Federalë të Energjisë, SECO, me përfaqësues të kompanive “Axpo” dhe drejtues të Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), ku diskutuan mbi politikat ndërkombëtare energjetike të Zvicrës dhe politikat shqiptare për energjinë, projektet e bashkëpunimit mes dy vendeve, etj, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”