Te ndryshme

Gjithçka që di rreth gazetarisë në 395 fjalë

Opinion

Një opinioniste e njohur amerikane dhe lektore e gazetarisë, jep në mënyrë të përmbledhur e shumë modeste disa këshilla nga eksperienca personale, të cilat mund të rezultonin shumë të vlefshme për çdo të ri ose të re që vendos të shkelë në gazetarinë e kohëve moderne

Nga Margaret Sullivan*

Të mërkurën mbrëma, dhashë leksionin tim të fundit për këtë semestër në “Columbia Graduate School of Journalism” dhe njëkohësisht leksionin tim të fundit atje për të ardhmen time të parashikueshme. (Unë do të jap leksione që lidhen me të shkruarin e opinioneve në “CUNY Graduate School of Journalism”, në vjeshtë.)

Kështu që vendosa t’u tregoj studentëve të mi që po diplomohen këtë muaj dhe që dalin tashmë në botën e egër të gazetarisë në 2015, atë që mësova për tri dekadat e fundit qëkurse e nisa këtë punë nga pozicioni i tyre. Përderisa kursi quhej “Audience and Engagement” i cili ka të bëjë me gazetarinë në platformat sociale, tashmë ka një seksion mbi mediat sociale që qëndron në krye.

Siç rezultoi, unë kisha nevojë për më pak se 40 fjalë. Ato mund të jenë një koment i hidhur mbi atë se sa pak kam mësuar ose mund të jetë edhe thjesht konfirmim i zakonit tim të gjatë të të shkruarit shkurt. (Dhe unë sot akoma bëj gabime dhe akoma vijoj të mësoj.)

gazetaria1Megjithëse kjo çështje nuk lidhet në mënyrë strikte me rolin tim si analiste publike, unë mendoj se duhet të ngjallë ndonjë interes për lexuesit. Gjithashtu, mbi këtë subjekt të përgjithshëm, shih edhe Felix Salmon mbi atë se përse aftësitë e moçme gazetareske, akoma mbesin të vlefshme; dhe blogun e Jim Romeneskos mbi atë se si “CareerCast” e rendit zanatin e reporterit të gazetave, si punën më të keqe. (Për të mbajtur shënim këtu, ju lutem të bëni diferencën: raportimi i lajmit është akoma dhe sot e kësaj dite gjëja më argëtuese si i rritur, dhe ndërsa gazetat në print po zhduken pa shumë diskutim, unë njoh shumë gazetarë të rinj që po njohin sukses në këtë lëmë. Për shumë arsye, unë sot akoma mendoj se kjo është diçka e madhe që po dikush bën në jetën e vet. Chris Cillizza i ”Washington Post” e ka përpunuar këtë ide këtu.)

Këtu është ajo çka u thashë studentëve të mi.

  • Rreth medias sociale.
    Mos u nxehni rrugës; i rrini larg tastierës.
    • Jini të dobishëm.
    • Jini të përgjegjshëm.
    • Kini dëshirën për t’u vetëkorrigjuar e njohur gabimet menjëherë.
    • Tregoni vetëpërmbajtje; mbani mend se ju po postoni për botën. Përgjithmonë.
    • Përpiquni të keni një përzierje prej 20 përqindësh dëfrim/argëtim dhe 80 përqindësh informacion pikant.
    • Lexoni çdo link para së të ridërgoni një twitt, apo një material elektronik.
    • Është vetëm një vegël, jo një synim në vetvete.
  • Rreth gazetarisë.
    • Mos i bini shkurt. Bëni punën që ju është dhënë.
    • Nëse keni “pengje e merak” gjithnjë vendosni një link dhe një referencë specifike, dhe gjithnjë shkruani me fjalët tuaja.
    • Ju mund ta humbisni reputacionin dhe karrierën tuaj në një çast të vetëm.
    • Përpos kësaj, mos jini i turpshëm. Jini guximtar; thjesht mos jini trim dhe budalla.
    • Lypni këshilla nga njerëz të mençur.
    • Bëni punë që përmirësojnë botën, edhe pse në një mënyrë të thjeshtë.
    • Mos u zhysni te gazetaria që ka emëruesin e përbashkët më të ulët.
    • Një kritikë e vogël çel shtigje të mëdha.
    • Mendoni më shumë për ndershmërinë, sesa për objektivitetin.
    • Mendoni se sa pranë mund t’i afroheni të vërtetës.
    • Vendose veten në vendin e njerëzve që do të preken nga puna juaj. Kjo nuk do të thotë që të mos flisni hapur.
    • Jini rigorozë. Bëni gjithnjë më shumë nga sa ju kërkohet. Nëse mendoni se duhet të intervistoni pesë njerëz, atëherë intervistoni dhjetë. Kontrollojini faktet me këmbëngulje maksimale.
    • Jini agresivë — një gazetar pasiv, nuk është një gazetar.
    • Punoni që të jeni vërtet mirë në një apo dy gjëra. Dhe punoni të jeni racionalisht mirë në një tërësi gjërash. (Dhe një këshillë për mikun tim, Drake Martinet nga Vice Media.)
    • Nëse keni bërë ndonjë gafë apo gabim, atëherë kërkoni falje plotësisht dhe vazhdoni punën.
    • Përpiquni të punoni për ndonjë çështje madhore.
    • Çfarëdo apo kushdo qoftë ai që ju ka ndihmuar të ngjiteni në karrierë, jepini hakun.
    • Jini realist. Bëjini mur cinizmit.
    • Mos u mërzisni — jini i angazhuar dhe i qartë, sidomos kur subjekti është i komplikuar ose i vështirë për t’u kuptuar.
  • Nëse jeni duke shkruar gjëra që nuk i kupton kush, ndoshta jeni ju ai që akoma nuk e keni kuptuar mirë subjektin.
  • Shprehini keqardhje lexuesve (ose shikuesve) dhe jepini vlerë e vëmendje dhe kohës që kanë konsumuar për ju.
  • Ju nuk jeni në këtë biznes për para, kështu që për çfarë tjetër jeni? Bëjeni këtë punë.

Marrë nga “The New York Times”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button