Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,679 ▲ +0.79% ETH $2,240 ▲ +1.1% XRP $1.3439 ▲ +0.15% SOL $84.1500 ▲ +0.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Gjosha: Integrimi rrugë pa kthim, të angazhuar maksimalisht për reformat

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim kortezie ambasadoren e Mbretërisë së Spanjës, Silvia Cortes Martin.

Ministrja-e-Integrimit-Europian-Klajda-Gjosha-priti-në-një-takim-kortezie-ambasadoren-e-Mbretërisë-së-Spanjës-Silvia-Cortes-MartinBashkëbisedueset vlerësuan marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Spanjën dhe theksuan rëndësinë e intensifikimit të këtyre marrëdhënieve.

Ministrja Gjosha e vuri në dijeni ambasadoren Martin, për hapat që Shqipëria ka bërë për procesin e integrimit, duke e falenderuar për mbështetjen, që Spanja i dha Shqipërisë, për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi përpara shumë sfida të cilat duhet t’i kalojmë dhe mbështetja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është për ne shumë e rëndësishme. Shqipëria  është në rrugë të mbarë në  procesin e integrimit. Janë një sërë reformash  që qeveria është e angazhuar maksimalisht t’i përfundojë,  pasi i shërbejnë të ardhmes së vendit. Për ne integrimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioritet kombëtar një rrugë pa kthim pas”, tha Ministrja Gjosha.

Ambasadorja vlerësoi reformat e ndërmarra deri tani duke theksuar domosdoshmërinë e plotësimit të standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian për çdo shtet që aspiron të jetë pjesë e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.