Qeveritare

Gjosha takon Avramopulos, merr mbështetjen për reformat

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e gjashtë të Komitetit të Stabilizim Asociimit, që do të mbahet më 20 mars.
Ministrja-e-Integrimit-Evropian-Klajda-Gjosha-takon-Komisionerin-Europian-për-Migrimin-Çështjet-e-BrendshmedheS-htetetësinë-Dimitris-Avramopulos-BrukselBurime nga Ministria e Integrimit bëjnë të ditur se takimin e parë, ministrja Gjosha e zhvilloi sot me Komisionerin Europian për Migrimin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos, të cilin e informoi mbi reformat që Shqipëria po ndërmerr në lidhje me procesin e integrimit. Ajo shprehu angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të avancuar me këtë proces.
“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi shumë sfida përpara, ndaj dhe dëshirojmë t’i kapërcejmë ato me ndihmën e të gjitha vendeve anëtare, mbështetja e së cilave për ne është tejet e çmuar. Qeveria shqiptare e konsideron procesin e integrimit, prioritetin më madhor kombëtar dhe është e vendosur që me gjithë aktorët dhe mbështetjen e qytetarëve të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së”, tha ministrja e Integrimit.
Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha takon Komisionerin Europian për Migrimin, Çështjet e BrendshmedheS htetetësinë,   Dimitris Avramopulos, Bruksel (1)Ajo tha se shpreson në një hapje sa më të shpejtë të negociatave me BE-në dhe se po punohet maksimalisht për të përmbushur pesë prioritetet e lëna nga Komisioni Europian.
“Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, sfida jonë e radhës është hapja e negociatave, e cila do ta çonte procesin në një fazë tjetër, ku vërtet do të mund të vlerësoheshin në mënyrë më teknike të gjitha masat për secilën nga fushat që do të përfshihen në këto negociata. Sot Shqipëria është një vend më i sigurt dhe më i zhvilluar edhe në sytë e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh ministrja.
Komisioneri Avramopulos shprehu mbështetjen për Shqipërinë në aspiratën e saj europiane, duke nënvizuar se zbatimi i reformave, do të mundësojë ecjen përpara të saj në këtë proces.
“Shqipëria nuk është vetëm në këtë udhëtim të sajin. Ne ju mbështesim dhe do të vijomë ta bëjmë një gjë të tillë, duke asistuar me eksperiencën dhe ekspertizën tonë. Jam i bindur se kjo është një mundësi e mirë për ju, pasi mund të mësoni edhe nga gabimet tona, duke mos i përsëritur ato. Kjo varet nga vizioni dhe vendosmëria juaj për të realizuar një proces sa më konstruktiv”, u shpreh Komisioneri Avramopulos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button