☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.04 ▲0.65%
ARI 4,720 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,484 ▲ +1.13% ETH $2,125 ▲ +2.76% XRP $1.3424 ▲ +1.42% SOL $84.2100 ▲ +0.69%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▲0.65 % ARI 4,720 ▲0.88 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▲0.65 % ARI 4,720 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjukanoviq – Serbisë: Mendimi se mund të kthehet Kosova, është vetëm humbje kohe

deri i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politikën e gabuar në të kaluarën dhe me konfliktin e pamenduar me NATO-n, në vitin 1999.

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës për shkak të presionit nga Perëndimi, por për shkak të bindjes se e vërteta duhet shikuar në sy dhe për shkak se ashtu i kontribuohet stabilitetit të rajonit.

“Serbia e sotme nuk vendos për Kosovën, ajo vetëm e ka marrë faturën për disfatën e pësuar më herët”, ka vlerësuar Gjukanoviq.

Ai ka shtuar se sipas pikëpamjes së Malit të Zi, realiteti me Kosovën është i pandryshueshëm.

“Të gjithë ata që mendojnë se në ndërkohë janë përforcuar aq sa janë në gjendje ta ndryshojnë realitetin e pafavorshëm për Serbinë, vetëm sa e shpenzojnë kohën e qytetarëve të Serbisë”, citon “Veçernje novosti” të ketë thënë Gjukanoviq.

Lider i PDS-së ka shtuar se Mali i Zi nuk do të kishte qenë mike më e madhe e Serbisë nëse, në kundërshtim me pikëpamjen e vet, do ta ushqente atë iluzion.

Ai ka thënë se serbët në Mal të Zi kanë po ato të drejta që kanë popujt tjerë në këtë vend.

“Liderët e opozitës, mbi shpinën e serbëve në Mal të Zi, ia japin vetes rëndësinë që nuk e kanë, në radhë të parë duke u paraqitur si përfaqësues ekskluziv të interesave të serbëve në Mal të Zi gjë që, thjesht, nuk është ashtu”, ka thënë.

Ai ka shtuar se liderët partiakë serbë po i sakrifikojnë interesat e popullit serb në Mal të Zi.

Milo Gjukanoviq është kandidat për kryetar të Malit të Zi në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen më 15 prill.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.