Gjuriç: Qeveria serbe do të luftojë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO
Qeveria e Serbisë dhe diplomacia serbe nuk e pranojnë idenë që Kosova të jetë anëtare e UNESCO-s dhe do të luftojnë kundër kësaj, deklaroi sot drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriç, i cili këtë nismë e ka cilësuar si “kulmin e cinizmit” dhe politikisht të papërgjegjshme.
“Ata të cilët e kërkojnë këtë janë fajtorët kryesorë për shkatërrimin e qindra relikteve serbe në Kosovë. Mendoj se ideja është që ata të cilët dolën nga lufta si komandantë të luftës e pastaj ndërruan rrobat dhe u bënë politikanë sot kërkojnë që të drejtojnë dhe të vendosin për reliktet, të cilat i shkatërronin derisa ishin me uniforma – ky është kulmi i cinizmit dhe papërgjegjësisë politike”, ka thënë Gjuriçi për TV Pink të Beogradit.
Sipas tij, ideja e tillë në kuptimin politik paraqet një sinjal jo të mirë.
Diplomacia serbe, ka thënë ai, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat që i ka në dispozicion që një gjë të tillë ta pengojë.
I pyetur se si do të reflektohet kjo në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Gjuriç ka thënë se ai duhet të zhvillohet ashtu që para së gjithash të mundësojë dhe të normalizojë jetën e qytetarëve të rëndomtë.
“Për ne nuk është e lehtë ajo që duhet të bisedojmë me njerëz për të cilët e dimë se çka dhe si kanë bërë, por do të bisedojmë me secilin që mund të sjellë deri te ajo që njerëzit tanë të jenë më të sigurt dhe me secilin që është përgjegjës në emër të popullit shqiptar”, ka thënë Gjuriç.
KUSH JU A VAR JU MORE COBANE …SERBIA KA MARRE FUND ….. AKOMA ME ENDRRA KETO PIONIERE SKIZOFRENA …. KOSOVA DO TE ECI PERPARA DONI APO NUK DONI JU …….DERRA TE PUTINIT …