🌧️
Tiranë 7°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.79 ▲3.84%
ARI 4,377 ▼3.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,062 ▼ -2.7% ETH $2,073 ▼ -4.22% XRP $1.3659 ▼ -3.36% SOL $87.1000 ▼ -4.6%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.79 ▲3.84 % ARI 4,377 ▼3.85 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Gjuriq: S’ka më justifikime për Asociacionin

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq është takuar sot me drejtoreshën e përgjithshme për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Anna-Karin Eneström me të cilën ka folur për dialogun Prishtinë-Beograd.

Gjuriq dhe Enstrom u pajtuan se me arritjen e  marrëveshjes për telekomunikacionin është bërë progres i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve dhe se dialogu dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara duhet të vazhdojnë me të njëjtin konstruktivitet, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Prishtina me arritjen e marrëveshjes mbi telekomunikacionin ka mbetur pa justifikim për bllokimin dhe shtyrjen e mëtejshme të formimit të Asociacionit të  komunave serbe”, ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se hapi tjetër në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është dashur të jetë miratimi i dekretit për themelimin e AKS-së.

Asociacioni i Komunave Serbe, tha ai, duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e rëna dakord në Bruksel, për shkak se sipas tij çdo gjë tjetër do të thoshte shmangie nga obligimet dhe procesi i dialogut, transmeton Klan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.