Kronika

Gjykata e Lartë e kthen çështjen e vulës së PD në apel

Beteja se kush e drejton Partisë Demokratike, Lulzim Basha apo Sali Berisha nuk ka marrë ende fund.

Ditën e sotme, Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e partisë më të madhe opozitare në vend. Trupa Gjykuese e përbërë nga Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina kanë gjetur shkelje në vendimin e dhënë nga Gjykata Apelit të cilët në datën 3 mars të këtij viti, vendosi rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë.

Thënë ndryshe, Gjykata e Lartë e detyron Apelin që të marrë një vendim, nëse qëndrimi i Agron Zhukrit, i cili ia dha vulën Sali Berishës është i drejtë apo i gabuar. Pra është Gjykata e Apelit, ajo që duhet të thotë fjalën e fundit, se kujt i takon vula e PD-së, Sali Berishës apo i Lulzim Bashës, e jo ta kthente çështjen në shkallën e parë.

“Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, me objekt: “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje të Kuvendit Kombëtar.”

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji Civil arriti në përfundimin se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.

Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:

“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”, thuhet në vendim.

Ditën e sotme, gjatë kohës kur Gjykata E lartë ishte mbledhur për të marrë një vejndin, Sali Berisha doli në protest, ku hodhi akuza në drejtim të tyre duke i cilësuar si institucion i kapur nga kryeministri Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button