☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.84 ▼2.51%
ARI 4,746 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,743 ▲ +2.12% ETH $2,137 ▲ +3.95% XRP $1.3561 ▲ +2.6% SOL $83.7700 ▲ +0.72%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Lushnjës dënon me 9 vjet burg Liza Tabakun dhe me 3 vjet të birin

LushnjeGjykata e Lushnjës ka dënuar me 9 vite burg ish-drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore, Liza Tabaku. Po ashtu, është dënuar me tre vjet burg dhe djali i saj, Xhonluko Tabaku.
Liza Tabaku u akuzua për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, në rrethana rënduese, më shumë se një herë. Ndaj djalit të saj, Xhonluko Tabaku rëndoi akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu, me një vit burg është dënuar dhe Rigert Zeneli, në akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Të tre personat janë gjykuar në masën e arrestit me burg, ndërsa procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pasi ata kishin pranuar akuzat.
Ish-drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Lushnjës u arrestua në nëntor të vitit të kaluar. Sipas hetimeve, Tabaku merrte 3 mijë deri në 5 mijë euro për çdo emërim apo moslargim nga detyra të mësuesve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.