☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,775 ▲2.39%
DOW 47,769 ▲2.54%
NASDAQ 22,651 ▲2.87%
NAFTA 95.10 ▼15.8%
ARI 4,783 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +4.76% ETH $2,222 ▲ +6.46% XRP $1.3576 ▲ +4.12% SOL $83.6100 ▲ +5.05%
S&P 500 6,775 ▲2.39 % DOW 47,769 ▲2.54 % NASDAQ 22,651 ▲2.87 % NAFTA 95.10 ▼15.8 % ARI 4,783 ▲2.09 % S&P 500 6,775 ▲2.39 % DOW 47,769 ▲2.54 % NASDAQ 22,651 ▲2.87 % NAFTA 95.10 ▼15.8 % ARI 4,783 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gjykata i heq të drejtën Prokurorisë, bllokohen hetimet ndaj ILDKPI-së

Hetimi i nisur nga prokuroria e Tiranës për drejtuesit e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për shpërdorim detyre ka mbetur në vend.

Prokurorisë me vendim gjykate i është hequr e drejta për të ILDKPKI-së me argumentin se bllokohet puna e institucionit.

Pot Tv Klan ka mundur të sigurojë vendimin e sekuestrimit të prokurorisë se kryeqytetit për disa materiale nga inspektorati. Në të janë të listuara të gjitha dokumentet që kërkohen për llogari të këtij hetimi.

Në piken e fundit prokurori i çështje kërkon të dhënat e ruajtura në serverin qendror të sistemit kompjuterik nëpërmjet shkarkimit. Sipas hetuesve në asnjë moment nuk është kërkuar bllokimi i këtij serveri por kopjimi i të dhënave për t’i përdorur në këtë hetim.

Pavarësisht kësaj të tre shkallet e gjyqësorit vendosen t’i heqin të drejtën prokurorit t’i ketë këto informacione duke e kufizuar për të kryer hetime të plota.

Sekuestrimi i këtyre dokumenteve nga ILDKPKI-ja ishte pjesë e përplasjes mes ambasadorit amerikan Donald Lu me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Lalla.

Diplomati i larte tha se prokuroret dështuan të sekuestronin serverin e ILDKPKI-së, i cili është jetik për procesin e vettingu-t.

Për prokurorinë ka dyshime të arsyeshme se institucioni drejtuar nga Shkelqim Ganaj ka shkelur ligjin pasi të paktën në tre raste nuk ka kryer detyrën. Kuvendi i Shqipërisë për tre deputetë me anë të komisioneve hetimore ka hetuar konfliktit e interesit tëe deputetëve, në një kohe kur ishte detyra e ILDKPKI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.