☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.81 ▼0.07%
ARI 4,593 ▲0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,655 ▲ +0.2% ETH $2,063 ▲ +0.87% XRP $1.3256 ▼ -1.92% SOL $83.4400 ▼ -0.2%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.81 ▼0.07 % ARI 4,593 ▲0.77 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.81 ▼0.07 % ARI 4,593 ▲0.77 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi ndaj Frrokut, realizohet testi i kërkuar nga mbrojtja, por “fiton” akuza

Nisi pasditen e djeshme dhe përfundoi në mbrëmje eksperimenti i kërkuar nga avokatët mbrojtës të Arben Frrokut, personi i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013.

ARBEN-FRROKU-NE-GJYQNjë automjet tip “Mercedes Benz” i llojit ML, në drejtimin e të cilit ishte dy përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u nis në orën 18:30 nga vendi ku ndodhi vrasja e kryekomisar Lamajt në drejtim të Kapshticës.

Burime nga organi i akuzës, bëjnë të ditur se testi ka përfunduar rreth orës 21:15, që tregon se automjetit i janë dashur rreth 2 orë e 45 minuta për të përshkuar aksin në fjalë.

Sipas provave të paraqitura nga organi i akuzës, ditën e vrasjes Arben Frroku u filmua në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në orën 21:27, duke kaluar kufirin për në Greqi.

Ndërsa avokatët mbrojtës të Frrokut e konsideronin të pamundur përshkimin e gjithë kësaj rruge për 2 orë e 57 minuta dhe kjo, deri më sot, ka qenë pika kryesore e mbrojtjes së tyre.

Për këtë arsye, ata paraqitën në gjykatë kërkesën për kryerjen e këtij eksperimenti, për të vërtetuar nëse ishte e mundur që aksi rrugor Tiranë-Kapshticë të përshkohet brenda këtij harku kohor.

Kushtet e sotme të motit kanë qenë të njëjta me ato të datës 24 shkurt 2013, kjo e provuar nga Shërbimi Meteorologjik, ndërsa ndryshimi i vetëm ka qenë ai i markës së makinës, që në rastin e Frrokut ishte një “BMW” e serisë X5.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.