☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.37 ▲2.54%
ARI 4,660 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,527 ▲ +0.16% ETH $2,054 ▼ -0.81% XRP $1.3002 ▼ -1.37% SOL $79.3800 ▼ -1.99%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.37 ▲2.54 % ARI 4,660 ▼0.41 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.37 ▲2.54 % ARI 4,660 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Deklarohen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi: Jemi të pafajshëm

E kuptoj aktakuzën e ndryshuar, jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është deklaruar i pafajshëm për akuzat që ngarkohet nga ZPS-ja, ndonëse shprehu edhe pakënaqësinë e tij për vonesën e këtij procesi gjyqësor.

E shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë. Megjithatë, iu falënderoj, jam tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.

I pafajshëm për të gjitha akuzat u deklarua edhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh ai.

Ndërsa, derisa deklaroi pafajësinë e tij, Jakup Krasniqi tha se e kupton aktakuzën me ndryshime që rëndon ndaj tij, por që nuk pajtohet me të. Krasniqi deklaroi para trupit gjykues se nuk mban përgjegjësi për të cilën flet aktakuza.

Unë e kam të vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo akuzë, unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga pikat që i lexoj prokurorja para pak kohe… Aktakuzën e kuptoj, kështu siç është nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza… Jam tërësisht i pafajshëm”, u shpreh ai.

Zyra e Prokurorit pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, nuk morën masat e nevojshme për parandalimin e veprave penale.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi me anë të pjesëmarrjes së tyre në ndërmarrje kriminale të përbashkët kryen ose ndihmuan dhe inkuarjuan krimet e paraqitura në këtë aktakuzë. Gjithashtu ose si alternativë Hashim Thaçi Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë përgjegjës si epror për krimet e kryera nga vartësitë e tyre. Hashim Thaçi Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e paraqitura në këtë aktakuzë ishin në prag të kryerjes së tyre ose ishin kryer prej vartësve të tyre dhe nuk morën masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e atyre krimeve dhe për ndëshkimin e kryesve të tyre”, tha ai.

E derisa po mbahet seanca gjyqësore, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës po mbajnë protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.