Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,362 ▼ -2.21% ETH $1,998 ▼ -2.35% XRP $1.3378 ▼ -0.59% SOL $83.1100 ▼ -2.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Gjyqi ndaj Shullazit, kërkohen si dëshmitarë Tahiri dhe Nikolla

Ka marrë zhvillime të reja çështja e gjyqit ndaj Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar të thërrasë 38 dëshmitarë, në procesin për kërcënimin e rektorit Myny Koni.

Mësohet se Prokuroria ka vendosur të thërrasë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-ministren e Arsimit Lindita Nikolla, kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako, ish-drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj si dhe rektorët Dhori Kule dhe Mynyr Koni.

Dy ish ministrat janë paraqitur edhe më herët në Prokurorinë për Krimet e Rënda për llogari të hetimit ndaj Emiljano Shullazit.

Ata dhanë deklarime në lidhje me vënien në dijeni nga ana e pedagogëve Mynir Koni dhe Dhori Kule për kërcënimin e tyre nga një grup personash gjatë fushatës së zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës, në prill të vitit 2016.

Para prokurorëve, Tahiri e Nikolla kanë pohuar se dy pedagogët kanë pranuar se janë kërcënuar, por nuk kanë përmendur emrin Emiljano Shullazit.

Sipas Prokurorisë, dy akademikët janë kërcënuar në datat 14 dhe 15 prill të vitit të kaluar nga katër persona për tërheqjen nga gara të kandidatit Koni.

Përveç akuzës për kanosje për shkak të detyrës kundër Dhori Kules dhe Mynyr Konit, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi, akuzohen nga Krimet e Rënda edhe për gjobëvënie në tre episode, duke vepruar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.