☁️
Tiranë 16°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,726 ▲ +0.48% ETH $2,157 ▲ +0.74% XRP $1.4437 ▲ +0.04% SOL $90.1300 ▲ +0.84%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjysma e kabinave të OSHEE në pronësi të privatëve; Nuk po kontrollohen humbjet

Për shkak të rrjedhojave historike në të cilat ka kaluar administrimi i shërbimit të shpërndarjes dhe shitjes së energjisë, por edhe për shkak të keqmenaxhimit të theksuar OSHEE nuk është sot në zotërim të komapnise nje pjese e madhe e rrjetit të shpërndarjes dhe kabinave së energjisë.

Sipas të dhënave që OSHEE ka raportuar në Entin Rregullator të Energjisë një pjesë e rrjetit është ndërtuar nga persona privatë dhe është në zotërim të tyre. Nga 25,079 kabina gjithsej në rrjetin elektrik të shpërndarjes më shumë se gjysma e tyre ose 12,967 kabina janë në pronësi të personave privatë dhe jo të OSHEE.

OSHEE ka pohuar se pjesë e klientëve kanë kontrata të pikëlidhjes në TM, por matësa të energjisë në pjesën pas pajisjeve transformuese dhe transmetuese të cilat janë në pronësi të tyre duke mos plotësuar gjatë investimit kushtet e plota për të kryer matje në tensionin sipas pikës së tyre të lidhjes.

Si pasojë e mosplotësimit të investimit OSHEE ka humbje të energjisë për sasinë që furnizon këta klientë dhe që kalon në pajisje në zotërim të tyre duke pësuar kosto shtesë. Duke filluar nga muaji Janar 2015 OSHEE i ka faturuar këta klientë në përputhje me kuadrin ligjor me tarifa të tensionit te ulët (TU).

Sasia vjetore e energjisë që OSHEE humbet teknikisht nga kalimi i energjisë në pajisje që nuk janë në zotërim të vet dhe të cilën nuk mund ta faturojë në sasi është 93,408,095 Kwh ose rreth 1.45 % e totalit të energjisë që futet në rrjetin e shpërndarjes. Për të mbuluar këtë kosto nga humbjet teknike ka shërbyer faturimi me tarifa të tensionit të ulët të këtyre klientëve. Me kalimin e aparateve matës brenda kushteve teknike sipas Kodit të Matjes në kufijtë e pronësisë së rrjetit të këtyre klientëve tarifimi shtesë për këtë pjesë të klientelës do të pushojë automatikisht

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.