Te ndryshme

Grabitet shtëpia e Rita Orës, ja dyshimet e policisë

Shtëpia e yllit të muzikës pop, Rita Ora u grabit shtatë ditë përpara se të bastisej rezidenca e krijuesit të “X Factor” Simon Cowell, në momentin kur ai po flinte. Policia është duke hetuar nëse vjedhja e ndodhur në shtëpinë e Rita Orës, e cila ndodhet 3 milje larg asaj të Cowell, ka ndonjë lidhje të mundshme. Policia deklaron se në rezidencën luksoze të këngëtares, prej 1.3 milionë pand janë vjedhur shuma të mëdha parash dhe sende personale. Gjithashtu policia dyshon se shtëpitë e yjeve të ekranit janë grabitur, nga e njëjta bandë profesionistësh, të cilët janë përgjegjës për një sërë grabitjesh.

Burime policore kanë deklaruar se shtëpia e 25-vjeçares është grabitur me ndihmën që grabitësit mund të kenë pasur brenda shtëpisë së saj. Një zëdhënës i Scotland Yard ka pohuar se, “Janë bërë denoncime për vjedhje në zonën e Brent, përkatësisht të shtunën e 28 nëntorit. Hetimet kanë nisur dhe janë bërë arrestimet e para.” Të dy gjyqtarët e “X Factor” mund të kenë qenë shënjestra e fundit nga një bandë e cila mendohet se është përgjegjëse për shumë vjedhje të fundit. Një burim ka thënë për “The Sun” se, “Këngëtarja është shumë e tronditur nga situata dhe se ka rritur sigurinë e saj personale, dhe gjithashtu ka forcuar sigurinë në shtëpi. Sigurisht që ajo është e tronditur për sa i përket sigurisë së saj dhe të familjes njëkohësisht.”.

“Fatmirësisht, Rita nuk ishte në shtëpi në atë kohë, por një anëtar i familjes ishte duke fjetur lart, kështu që do të kishte qenë më keq në qoftë se hajdutët do të ndiheshin të shqetësuar”, shtoi më tej. Prindërit e Ritës, Vera dhe Besniku, besohet se jetojnë në shtëpi me kohë të plotë, ndërsa Rita jeton edhe atje, së bashku me prindërit, por edhe në shtëpinë e saj që ndodhet në Perëndim të Londrës. Lajmi u bë i ditur pas traumatizmit të Simon Cowell, i cili tha se hajduti që hyri në shtëpinë e tij, tek sa ai dhe familja e tij po flinin njihte ambientet e brendshme të shtëpisë. Simon ishte në gjumë në katin e mësipërm, së bashku me partneren Lauren Silverman, 38 vjeçe, dhe djalin e tyre Erik, 21 muajsh, gjatë vjedhjes në shtëpinë e tij me vlerë 35 milionë dollarë, në orët e para të mëngjesit të 4 dhjetorit. Simon tha: “Ai u drejtua në katin e parë dhe aty janë dy dyer, një që të çon te dhoma ime dhe një që të çon te tualeti, e cila të drejton te dhoma e ndërrimit ku është më e sigurt. Kështu që ai mund të ketë ecur nëpër dhomën time. Në vend të kësaj, ai zgjodhi dhomën tjetër, pra shkoi drejt tualetit. Mendoj se ai ka pasur njohuri rreth ambienteve brenda shtëpisë, padyshim”.

Kalendari

Sapo ka dalë videoja e Rita Orës për kalendarin e revistës “Love”. Shqiptarja Rita Ora është një ndër femrat e bukura dhe të famshme që është përfshirë këtë vit në kalendarin me video të magazinës “Love” për Vitin e Ri 2016. Rita vjen me lëvizje seksi në videon bardhë e zi, ku ndryshe nga të tjerat, ajo edhe këndon këngën tradicionale “Jingle Bell Rock”, duke bërë skenën e famshme të filmit “Mean”. Këngëtarja është e 12-ta që shfaqet në kalendarin e revistës “Love”, dhe deri më tani performanca e saj është ndër më të bukurat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button