🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,818 ▼0.1%
DOW 47,955 ▼0.48%
NASDAQ 22,881 ▲0.26%
NAFTA 99.15 ▲1.31%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,532 ▲ +0.36% ETH $2,227 ▲ +0.15% XRP $1.3488 ▼ -0.59% SOL $84.2200 ▲ +0.23%
S&P 500 6,818 ▼0.1 % DOW 47,955 ▼0.48 % NASDAQ 22,881 ▲0.26 % NAFTA 99.15 ▲1.31 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,818 ▼0.1 % DOW 47,955 ▼0.48 % NASDAQ 22,881 ▲0.26 % NAFTA 99.15 ▲1.31 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Grabitja e kambistit, dëshmitari: Dukej si skenë filmash, autori bërtiste “dorëzoni paratë”

Gazetari Artan Hoxh ka qenë sot dëshmitar i grabitjes së ndodhur pak minuta më parë në hotel Sheraton.

Sipas Hoxhës, ngjarja i ngjante një skene filmi, ndërsa një person i maskuar dhe armatosur u ka prerë rrugën dy personave, njëri prej të cilëve mbante një çantë në dorë, dhe u ka kërkuar atyre që ti jepnin lekët.

“Dalin dy persona një në moshë më të re, dhe një tjetër. Kanë kaluar të lulishtja para hotelit, dhe në dorën kishin çantën me para. Ata i priste para hotelit një mjet me të cilin ata do të lëviznin. Një djalë me pistoletë në dore drejtohet tek ata dhe bërtet, “dorëzoni paratë”.

U erdhi nga para me vrap. Ka marrë paratë dhe me vrap ka dalë në rrugën përpara hotelit, e priste një motor, dhe pasi hipi u largua. Motori me dy djemtë kishte lëvizur disa herë para hotelit duke monitoruar situatën.

Pra grabitësit kanë pasur informacion se do të bëhej një transfertë parash, në sasi të konsiderueshme. Kanë ditur edhe orarin kur do ndodhte kjo. Mënyra sesi është bërë grabitja është pak e çuditshme. Personi që priste me motor nuk kishte maskë. Besoj se kamerat e sigurisë aty rrotull duhet ta kenë fiksuar pamjen dhe lëvizjen e të rinjve me motor”, rrëfeu Artan Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.