☁️
Tiranë 23°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.64 ▲8.36%
ARI 4,751 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,777 ▼ -1.19% ETH $2,189 ▼ -1.12% XRP $1.3276 ▼ -0.06% SOL $82.0000 ▼ -0.38%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.64 ▲8.36 % ARI 4,751 ▼0.77 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.64 ▲8.36 % ARI 4,751 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Grafite në rrugë që ju marrin mendtë

Dukuria 

Shumëkush në botën perëndimore e ka vënë re se prej disa kohësh ka nisur një trend i ri i grafiteve, të cilat si terren për të shënjuar veprat e tyre, përdorin tashmë pikërisht rrugët, terrenin me shtrirje horizontale dhe jo atë vertikale

Skena artistike tepër kreative e të ashtuquajturës “street-art” apo e njohur si grafitet, veç dëmeve që po dëgjojmë se ka shkaktuar përgjatë këtyre ditëve në Kosovë (kujtojmë këtu grafitet seksiste ndaj Presidentes së Kosovës, Jahjaga, apo të ndonjë politikani tjetër në vend) ka dhe shumë admirues e ushtrues në mbarë botën.

Artistët e këtij zhanri shfrytëzojnë shpesh hapësira të braktisura, mure shtëpish, stacione metroje dhe ura autostradash, duke përdorur nga ana tjetër edhe çdo objekt tjetër sado të vogël që gjejnë e thyer shpesh rregullat dhe shkaktuar debate.

Shpesh, pikërisht kjo tentativë shihet si synim në vetvete i këtij lloj arti, që padyshim se tipar kryesor ka fantazinë e shfrenuar dhe shpirtin e protestës, pasi ushtrohet kryesisht në rrugë e nga njerëz të përjashtuar prej “normalitetit”.

Kësisoj, shumëkush në botën perëndimore e ka vënë re se prej disa kohësh ka nisur një trend i ri i grafiteve, të cilat si terren për të shënjuar veprat e tyre përdorin tashmë pikërisht rrugët, terrenin me shtrirje horizontale dhe jo atë vertikale.

Akoma më interesante duket kjo tendencë kur sheh se motivet që ata krijojnë, nëse përqendrohesh, të bëjnë ta humbasësh mendjen e të biesh në … gropë, humnerë apo nga ndonjë shpat i thepisur malesh të larta.

Bëhet fjalë për një art tredimensional shpesh me përmasa madhore, ku ngjyrat e shumta dhe kreativiteti, i japin jetë një arti bashkëkohor, i gjithi për t’u (ri)zbuluar. Më poshtë gazeta “Shqip” po ju sjell një përzgjedhje prej më të “rrezikshmeve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.