☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500
DOW 48,617 ▲0.17%
NASDAQ
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,158 ▼ -0.83% ETH $2,326 ▼ -2.46% XRP $1.3653 ▼ -0.88% SOL $83.4600 ▼ -3.58%
S&P 500 DOW 48,617 ▲0.17 % NASDAQ NAFTA ARI S&P 500 DOW 48,617 ▲0.17 % NASDAQ NAFTA ARI
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Greqi, fajtor ish-ministri grek Papakonstandinou

Ish- ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinοu është shpallur fajtor nga një gjykatë në Athinë me akuzën se ka hequr qëllimisht nga një listë e llogarive bankare të evazorëve fiskalë, emrat e tre të afërmve të tij.

greqiBehet fjale per listen qe ish- ministrja franceze e Financave,Kristine Lagarde, tashme kreu i FMN,i kishte çuar Athines zyrtare ne vitin 2010, me emrat 2062 qytetareve greke, midis tyre shume persona te klases politike, mediatike dhe grupeve te bisnezmeneve te vendit, te cilet kane transferuar parate e tyre ne banken zviceriane ‘HSBC’, duke kryer ne kete menyre evazion fiskal.

Papakonstandinou eshte denuar me nje vit burg,denim qe nuk do ta kryeje ne se ne tre vitet e ardheshme nuk kryen asnje veper penale. Ai ka deklaruar se ka fshire emrat e tre afermve jo per arsye perfitimi,por per te ruajtur imazhin e tij politik.

“Gjykata konfirmoi plotësisht se z Papakonstantinou nuk ka vepruar as ne inters te tij dhe as ne interes te te tjereve. Dhe veçanërisht Gjykata vendosi unanimisht se z Papakonstantinu nuk ka bërë përpjekje për t’i shkaktuar dëme shtetit grek dhe sigurisht qe ai kurre nuk shkaktoi dëme”, tha Vasilis Dimakopoulos, avokat mbrojtës.

Sipas vendimit te gjykates nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të provuar se veprimet e tij kanë shkaktuar dëme mbi 150000 euro ndaj shtetit grek ndaj eshte shpallur i pafajshem per akuzen e dyte te të shkeljes së besimit, ndërsa drejtonte ministrine e Financave,ne qeverine e Jorgos Papandreut ne vitet 2009-2011.

Papakonstantinu, është një nga figurat më të larta te qarqeve politike që gjykohet ne vend qe kur Greqia eshte zhytur ne krizen e thelle te borxhit.

Ekzistenca e të ashtuquajturës “lista Lagarde” – si dhe informacionet per qindera greke te tjere te pasur me depozita jashte shtetit qe perpiqen te shmangin taksat kane shkaktuar zemerim ne opinionin publik te vendit qe sheh se gjithe qeverite e viteve te fundit kane deshtuar te hetojne evazoret,ndersa edhe vendimi i gjyqit te ish-Ministrit Papakonstandinou sipas qytetareve ishte teper i lehte dhe nuk  eshte pritur me pozitivitet.

Qeveria e re e Kryeministrit Tsipras e konsideron si nje sfide dhe prioritet luften ndaj evazionin fiskal qe eshte nje prej shkaqeve te dobesimit te financave greke pasi vleresohet se arrin ne 42,2 miliardë euro ose ne 24,4% te PBB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.