☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,993 ▲0.37%
DOW 48,339 ▼0.41%
NASDAQ 23,860 ▲0.94%
NAFTA 92.15 ▲0.95%
ARI 4,839 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,107 ▼ -1.08% ETH $2,339 ▼ -0.36% XRP $1.3793 ▲ +0.43% SOL $84.2400 ▼ -1.94%
S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 % S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Greqi, kapet anëtari i bandës së “Audit të verdhë”. Do të ekstradohet në Itali

Autoritetet greke njoftuan se kanë arrestuar shtetasin Vasil Rama, 36 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e grabitjes së dhunshme dhe një sërë veprash të rënda penale.

Sipas autoriteteve greke, 36-vjeçari Rama ndodhej në bordin e një automjeti, në kohën që tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kapshticës, me drejtim Shqipërinë. Policia greke thotë se 36-vjeçari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

Prej verifikimit rezultoi se Vasil Rama është anëtar i dyshuar i bandës së “Audit të verdhë”, bandë që akuzohet për grabitje të dhunshme, madje edhe vrasje në Itali.

Sipas medieve italiane, anëtarët e kësaj bande kanë kryer në zonën e veriut të Italisë një sërë grabitjesh të dhunshme. Organizata mori emrin “banda e Audit të verdhë”, pasi në të gjitha rastet e grabitjeve, anëtarët e saj përdornin një automjet të markës Audi me ngjyrë të verdhë. Ata largoheshin nga vendngjarja me shpejtësi të madhe, ndërsa gjatë një arratisjeje me shpejtësi të lartë, automjeti përplasi edhe një emigrante ruse.

Autoritetet italiane shprehën besimin se, me arrestimin e Vasil Ramës do të zbardhen tërësisht aktet e kësaj bande. Vasil Rama u dërgua në Gjykatën e Follorinës, e cila do të vendosë brenda 3 ditëve për ekstradimin e tij në Itali.

Burime nga Policia e Follorinës i thanë Top Channel se ekstradimi i Ramës është i sigurtë dhe do të kryhet me procedurë të përshpejtuar, për shkak të rrezikshmërisë së veprave penale që rëndojnë mbi të.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.