☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,643 ▲ +0.4% ETH $2,065 ▼ -0.27% XRP $1.3032 ▼ -1.18% SOL $79.8600 ▼ -1.33%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

Greqi, miratohen reformat e pensioneve dhe tatimtaksave

Pas një seance dyditore tepër të tensionuar, Parlamenti grek ka miratuar me 153 vota pro dhe 143 kundër, nga 296 deputetë të pranishëm në sallë, dy projektligjet e diskutueshme të pensioneve dhe tatimtaksave, që do të sjellin masa me vlerë prej 5.4 miliardësh në këmbim të paketës financiare të ndihmës për vendin, në 3 vitet e ardhshme.

Kryeministri Tsipras ka mbrojtur reformat e qeverisë së tij, duke thënë se masat nuk prekin rreth 93% të popullsisë, ndërsa është kritikuar ashpër nga të gjithë udhëheqësit e tjerë të partive opozitare.

“Ne jemi të vendosur me çdo kusht, që ta bëjmë Greqinë të qëndrojë përsëri me këmbët e saj dhe për të thyer këtë nyje të korrupsionit, që ka qenë në pushtet për gjithë këto vite dhe që udhëhoqi vendin drejt falimentimit”, tha Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë.

“Çfarë bën ky projektligj që keni sjellë në Parlament? Rrit taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore, duke çuar – me saktësi matematikore, – në shmangien e taksave dhe në evazion fiskal. Masat që ju propozoni përbëjnë, për fat të keq, gurin e varrit për çdo rritje të mundshme për ekonominë greke”, tha Kyriakos Mitsotakis, kreu i “Demokracisë së Re”.

Projektligji në fjalë ka ndeshur në kundërshtimin e ashpër të sindikatave greke, që shpallën një grevë 48-orëshe fundjavën e kaluar, ndërsa para votimit që mbaroi pas mesnate, protestues anarkistë kanë hedhur bomba molotov ndaj policisë në sheshin para Parlamentit, e më pas konfrontimet janë zhvendosur në lagjen “Eksarqia” të kryeqytetit.

Me votimin e dy reformave të kërkuara, sot ministri grek i Financave shkon në samitin e rëndësishëm të Eurogrupit në Bruksel, me shpresën të nënshkruajë marrëveshjen me huadhënësit e Greqisë, duke hapur edhe bisedimet për reduktimin e borxhit dhe duke bërë të mundur lëvrimin e ndihmës ekonomike, për të shmangur një pamundësi detyrimesh financiare, që Athina ka në muajin korrik ndaj huadhënësve të saj, FMN dhe BQE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.