⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,770 ▲ +0.16% ETH $2,236 ▲ +0.46% XRP $1.1612 ▼ -2.66% SOL $89.6300 ▼ -0.75%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Një 54-vjeçare sjell në jetë vajzën nga embrioni i ngrirë prej 22 vitesh

– Një grua greke 54-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë nga një embrion i ngrirë prej 22 vitesh, në një rast të rrallë të riprodhimit të asistuar, shkruan salute.eu.

Lajmi është bërë i ditur nga gjinekologu Konstantinos Pantos i klinikës private Genesis në Athinë.

Embrioni i përdorur për lindjen e vajzës i përket së njëjtës seri embrionesh nga e cila, në vitin 2004, kishte lindur djali i çiftit.

Fëmija kishte lindur i shëndetshëm pas transferimit të embrionit në tentativën e parë, por humbi jetën në tetor 2025, në moshën 21-vjeçare, në një aksident automobilistik.

Pas kësaj tragjedie, çifti vendosi të kërkonte një tjetër shtatzëni duke përdorur embrionet e ngrira që kishin ruajtur.

Transferimi i embrionit u krye në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa lindja e vajzës u realizua dje.

“Për Christina Rapti-Tzelepi, kjo lindje ka një domethënie emocionale shumë të veçantë”, shkroi gjinekologu Pantos në Facebook.

Në Greqi, 54 vjeç është kufiri maksimal i përcaktuar për gratë që duan t’i nënshtrohen fekondimit in vitro. Nëna e re e përshkroi lindjen si një moment ku dhimbja dhe gëzimi u bashkuan.

“Pati dhimbje dhe gëzim së bashku, por gjithçka u zhduk këtë mëngjes kur e mbajtëm mrekullinë tonë në krahë”, deklaroi ajo për televizionin publik grek ERT.

Bashkëshorti i saj e përshkroi shtatzëninë si një “garë të vërtetë kundër kohës” dhe kërkoi heqjen e kufirit kombëtar të moshës për fekondimin ”in vitro”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.