Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 99.12 ▼3.28%
ARI 4,386 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -1.1% ETH $2,465 ▼ -0.04% XRP $1.3345 ▼ -3.02% SOL $99.3200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.12 ▼3.28 % ARI 4,386 ▼0.48 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.12 ▼3.28 % ARI 4,386 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rebelët “Houthi” marrin kontrollin e ishullit strategjik në Ngushticën e Bab al-Mandabit

SANA, 11 shtator /ATSH-DPA/- Rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë marrë kontrollin e ishullit Mayyun, një pikë strategjike në Ngushticën e Bab al-Mandabit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.

Ishulli ndodhet në hyrjen jugore të ngushticës, e cila lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik.

Përmes kësaj rruge kalon një pjesë e rëndësishme e tregtisë dhe furnizimeve energjetike, që lidhin Azinë me Evropën, përmes Kanalit të Suezit.

Kontrolli i Mayyun u jep rebelëve Houthi, një pozicion strategjik mbi hyrjen e ngushticës, duke rritur mundësinë e sulmeve ose bllokimit të anijeve që kalojnë në këtë zonë.

Rebelët Houthi kanë avancuar ditët e fundit përgjatë bregdetit të Detit të Kuq dhe kanë marrë edhe qytetin port të Mokhas, që më parë kontrollohej nga forcat qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite.

Sipas burimeve qeveritare, rebelët Houthi kanë marrë gjithashtu kontrollin e ishujve Hanish dhe Zugar, duke pasur tashmë nën kontroll tre ishujt kryesorë të Ngushticës së Bab al-Mandabit.

Përleshjet kanë detyruar shumë familje të largohen nga Mokha drejt provincave jugore të Lahj dhe Adenit.

Rebelët Houthi dhe qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, kanë qenë në luftë prej më shumë se një dekade.

Konflikti, i cili ishte kryesisht i ngrirë pas një armëpushimi në vitin 2022, është përshkallëzuar sërish në kuadër të luftës më të gjerë që përfshin Iranin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.