Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 99.12 ▼3.28%
ARI 4,386 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -1.1% ETH $2,465 ▼ -0.04% XRP $1.3345 ▼ -3.02% SOL $99.3200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.12 ▼3.28 % ARI 4,386 ▼0.48 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 99.12 ▼3.28 % ARI 4,386 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se

Masa “Arrest me burg” është vendosur sot (11 shtator) nga Gjykata e Shkodrës për të ndaluarin Andri Vulaj, autor i dyshuar i vrasjes të Ylber Lulit, ngjarje e ndodhur më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura, kurse autori i dyshuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi as në gjykatë dhe as në policinë vendore të Shkodrës rreth ngjarjes së rëndë.

E vetmja dëshmi është ajo e avokatit mbrojtës Arbër Raja, i cili deklaroi se autori i dyshuar ka dëmtime me thikë në fytyrë, qafë dhe pjesën e krahut në njërën dorë.

Pala mbrojtëse i kërkoi prokurorisë që të vlerësojë këto dëmtime që ka autori i dyshuar se përse kanë ardhur dhe nga kanë ardhur.

Ndërkohë babai i viktimës Qamil Luli ka deklaruar në dëshminë e tij se ka qenë në gjumë dhe ka dëgjuar zhurma nga sherri mes djalit të tij dhe autorit të dyshuar.

Pasi ka dalë në oborr, babai ka pranuar se kanë goditur me thikë autorin e dyshuar dhe më pas është qëlluar djali i tij Ylber Luli, i cili ka marrë një plagë në pjesën e barkut duke humbur jetën.

Po ashtu prokuroria ka cituar gjatë masës së sigurisë se autori i dyshuar ka shkuar me dy persona që viktima i ka njohur dhe e kanë shoqëruar deri tek banesa.

Sipas organit të akuzës, viktima Ylber Luli, që punonte si udhërrëfyes për turistët, përmes SMS i ka kërkuar dy shokëve të tij që ta sjellin në shtëpi autorin Andri Vulaj që të sqaroheshin.

Pasi kanë shkuar tek shtëpia ka ndodhur konflikti mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë përleshur dhe pas plagosjes me thikë të Andri Vulaj, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me një pistoletë të vogël, me forcë tejshpuese nga afërsia duke lënë të vdekur Ylber Lulin.

Prokurorja Albulena Kuliçi kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, kërkesë të cilën gjyqtarja Zamira Lila e pranoi duke lënë në paraburgim autorin e dyshuar të dyshuar të vrasjes Andri Vulaj.

Sherri mes tyre deri më tani pretendohet se ka ndodhur në një lokal në pedonalen e Shkodrës mes dy të rinjve, të cilët kanë debatuar fillimisht me njëri-tjetrin ne distance.

Ky konflikt u zhvendos në banesën e viktimës duke përfunduar në mënyrë tragjike me vdekjen e Ylber Lulit i cili u qëlluar me armë zjarri.

Pala mbrojtëse është duke pritur të njihet me aktet dhe provat që ka prokuroria. Më pas autori i dyshuar mund të dëshmojë për ngjarjen e rëndë ndërsa për momentin sipas burimeve, ai është në gjendje të rëndë psikologjike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.