🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,964 ▲ +0.25% ETH $2,051 ▼ -0.4% XRP $1.3124 ▲ +0% SOL $80.0900 ▲ +0.28%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Greqia ia kalon Gjermanisë për shpenzimet ushtarake

Greqia injoron krizën e saj financiare dhe njofton se do të investojë miliona euro për sigurinë, konkretisht për të përmirësuar sistemin e saj mbrojtës raketor S-300.

Lajmin e njoftoi ministri i Financave Panos Kamenos në një intervistë për mediat ruse gjatë një vizite në Moskë ku u takua me homologun e tij Sergei Shojgu.

Kamenos tha se shteti helen do blejë raketa të reja për sistemin e mbrojtjes raketore S-300, një sistem i vjetër ky i blerë nga rusët në vitet ’90.

Vlera e një rakete të re kushton milimalisht 1 milionë euro e ndoshta më shumë dhe kjo për shkak të cilësisë së tyre të lartë.

E përditshmja gjermane “Die Welt” shkruan pavarësisht faktit se ndodhet në krizë të thellë financiare, Greqia ka ushtrinë më të madhe në Europë, në përpjestim me numrin e popullsisë.

E përditshmja “Die Ëelt” shkruan se Greqia në krizë, ka Ushtrinë më të madhe në Europë, në përpjestim me popullsinë.

Pavarsisht masave të ashpra të kursimit, e përditshmja gjermane shkruan se Athina bleu nga uzinat gjermane të armatimit në vitin 2014, municion për tanke me vlerë 52 milionë euro.

Madje ka më shumë tanke moderne se ushtria gjermane. Ka 353 të tillë, të modelit Leopard 2, shumica të blera në kulmin e krizës në vitin 2009, ndërsa Gjermania ka vetëm 245.

Sipas një krahasimi të thjeshtë, “Die Welt” shkruan se Greqia ka 130 mijë ushtarë aktivë dhe 1600 tanke për një popullsi prej 11 milionë banorësh.

Gjermania ka 180 mijë ushtarë, por si vendi me popullsi më të madhe në Europë, për të qenë në përpjesëtim të drejtë me Greqinë, duhej të kishte 1.4 milionë ushtarë dhe 10 mijë tanke.

E tëra kjo, sipas “Die Welt”, për konkurruar Turqinë fqinje, e cila rendet si një ndër vendet me ushtrinë më të madhe në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.