☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.26 ▼5.51%
ARI 4,582 ▲4.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,608 ▲ +0.72% ETH $2,185 ▲ +0.98% XRP $1.4274 ▲ +0.5% SOL $92.8900 ▲ +1.38%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.26 ▼5.51 % ARI 4,582 ▲4.09 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.26 ▼5.51 % ARI 4,582 ▲4.09 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Greva bllokon turistë e udhëtarë nëpër aeroportet italiane

Turistë dhe udhëtarë që u duhet të kalojnë për në, apo përmes Italisë me fluturimet e tyre, janë përballur me vonesa apo anulime të fluturimeve falë një greve që po mbahet nga kontrollorët e trafikut ajror, si dhe punonjësit e tjerë të transportit ajror.

Kompania kryesore italiane, “Alitalia” njoftoi se kishte anuluar rreth 40% të fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare gjatë kësaj të hëne.

“Air France”, “British Airways”, “Lufthansa” dhe kompani të tjera ajrore anuluan gjithashtu fluturimet e tyre, për shkak të grevës 4-orëshe nga ora 13 deri në 17 që po zhvillojnë kontrollorët e trafikut ajror, si dhe grevës 24-orëshe të punonjësve të këtij transporti.

Kjo është dita e parë e një jave tejet të vështirë për transportin në Itali, ku është planifikuar edhe një tjetër grevë, këtë herë nga taksistët, për ditën e enjte.

Në Romë, të shtunën pritet kaos në trafik, kur kryeqyteti italian të presë udhëheqësit e Bashkimit Europian në samitin e 60-vjetorit të bllokut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.