Kronika

Gruaja e qëlloi me sëpatë, ai i nxori syrin. Drama e burrit që kërcënon të hidhet nga oxhaku

Një person kërcënon se do të hidhet nga një objekt i lartë në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Ai është identifikuar si Qazim Bruka, 43 vjeç, i cili është ngjitur në oxhakun e një uzine disa minuta më parë.

Mësohet se Bruka kërcënon me vetëvrasje për shkak të një problemi pronësie. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe shërbimi zjarrfikës.

Policia po negocion me të për të zbritur nga lartësia nga ku kërcënon se do të hidhet.

Kush është Qazim Bruka?

Ai ka qenë protagonist i një historie sa dramatike aq edhe kriminale pasi 5 vjet më parë ka plagosur rëndë në sy gruan e cila e qëlloi me sëpatë gjatë një konflikti familjar.

Bruka ka qenë personazh i emisionit social në News24 ‘Me zemër të hapur”, ku ka rrëfyer historinë e tij tragjike dhe ka bërë apel që të shohë fëmijët, të cilët qëndrojnë me ish-bashkëshorten. Për plagosjen e ish-gruas ai bëri dhe disa vite burg.

Pas goditjes nga e shoqja me sëpatë dhe plagosjes në sy që ai i bëri ish-bashkëshortes ata u divorcuan.

Por problemet vazhdojnë dhe këtë herë shkaku janë fëmijët. Ai deklaron se nuk i ka takuar për gati një vit dhe bën përgjegjës kreun e Zyrës Përmbarimore Kukës. Madje thotë se kreu i përmbarimit, Sulejman Elezi, e ka rrahur.

Bruka tha se kishte kërkuar ndihmë edhe tek ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, por se nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Në emision ‘live’, Bruka tha se nëse nuk bënte punë drejtësia, t’ia bënin burgun gati sepse do bënte vetëgjyqësi.

Gjatë emisionit ndërhyri në lidhje telefonike vetë kreu i zyrës së përmbarimit në Kukës, Sulejman Elezi, i cili hodhi poshtë të gjitha akuzat e Brukës.

“Ai që keni aty është person me precedentë, që ka kryer krim ndaj familjes. Si mund ta mbani në emision. Lërini organet e prokurorisë të merren me të. Ai ka kryer krim ndaj gruas e fëmijës së tij, i ka hedhur në rrugë. Ai do të marrë hak ndaj meje, sikur e kam dhunuar unë. Edhe ndaj këtij personi do vendosi ligji dhe e drejta. Ju zgjidhini çështjet të familjes së tij, jo këto, me këto merret drejtësia”, tha Elezi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button