☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,112 ▲ +0.38% ETH $2,288 ▲ +2.15% XRP $1.3552 ▲ +0.1% SOL $84.9500 ▲ +0.32%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Gruevski konfirmon vrasjen e 14 pjesëtarëve të grupit të armatosur, thotë se po bëhet identifikimi i tyre

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka konfirmuar informacionet e MPB-së për 8 policë të cilët kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë që janë plagosur. Ai ka thënë se të plagosurit shumë shpejt do të kthehen në shtëpitë e tyre.

“I falënderoj të gjithë policët të cilët kanë marrë pjesë në këtë operacion më të komplikuar deri më tani. Gjatë ditës së djeshme kishte media që të tërhiqet urrejtje te shqiptarët, kurse grupi nuk gjeti mbështetjen e popullatës. Kjo s’është përleshje mes shqiptarëve she maqedonasve, por i atyre që e ruajtën kushtetutën dhe shtetin dhe atyre që e sulmuan atë”, tha Gruevski.

Gruevski tha se do t’iu ndërtohen shtëpitë dhe ndihma financiare atyre që iu janë dëmtuar shtëpitë.

“Rreth 30 terroristë, pas luftës disaorëshe janë dorëzuar. Të njëjtët janë arrestuar dhe do të gjykohen në Maqedoni. 14 trupa të personave të grupit janë gjetur të vdekur dhe po mësohet identiteti i tyre. Një numër i konsiderueshëm prej tyre janë pjesë e sulmit në Gushincë”.

“Qëllimi tyre do të hetohet më tutje. Qëllimi i tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë. ka pasur koordinim ndërmjet institucioneve të shtetit, ndërmjet policisë dhe ushtrisë. Koha e veprimit ishte bërë në momentin e duhur”, tha Gruevski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.