☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,759 ▼0.33%
DOW 47,303 ▼0.85%
NASDAQ 22,662 ▼0.15%
NAFTA 87.28 ▲4.59%
ARI 5,179 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,526 ▲ +0.82% ETH $2,074 ▲ +1.79% XRP $1.4000 ▲ +0.65% SOL $87.5300 ▲ +1.59%
S&P 500 6,759 ▼0.33 % DOW 47,303 ▼0.85 % NASDAQ 22,662 ▼0.15 % NAFTA 87.28 ▲4.59 % ARI 5,179 ▼1.21 % S&P 500 6,759 ▼0.33 % DOW 47,303 ▼0.85 % NASDAQ 22,662 ▼0.15 % NAFTA 87.28 ▲4.59 % ARI 5,179 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Gruevski mandatohet për formimin e qeverisë së re, heshtje për kushtet e shqiptarëve

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov mandatoi udhëheqësin e WMRO-DPMNE-së për krijimin e qeverisë së re të vendit.

Data 9 janar shënonte edhe afatin e fundit, kur kreu i shtetit duhet t’i jepte “dritën jeshile” krijimit të ekzekutivit, partisë që siguroi numrin më të madh të votave në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.

WMRO-DPMNE-ja ka marrë 51 mandate, në një kohë kur për të qeverisur do t’i duhen 61 të tilla, ndaj partia e Gruevskit duket e destinuar të kërkojë afrimin e shqiptarëve në një koalicion qeveritar.

BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët njoftuan më 7 janar platformën e përbashkët, e cila do të shërbejë si bazë e tyre në negociatat për krijimin e ekzekutivit të ri maqedonas.

Axhenda politike e 3 partive shqiptare parashikon barazi gjuhësore, përdorimin e gjerë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, barazi ekonomike, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të emrit me përfshirjen e shqiptarëve në grupin e punës të ngritur për bisedime me Greqinë, si dhe për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian.

Por dy partitë më të mëdha maqedonase VMRO-DPMNE  dhe LSDM deri tani kanë heshtur duke mos shprehur asnjë qëndrim ndaj Platformës së përbashkët të partive shqiptare.

Nga ana tjetër, kryeministri i caktuar tashmë ka 20 ditë për të dorëzuar programin qeverisës dhe formimin e kabinetit, e më pas qeveria zgjidhet nga shumica e Parlamentit, i cili zhvilloi sesionin konstituiv më 30 dhjetor, e përfshin 51 deputetë nga VMRO-DPMNE-ja, e ndjekur më pas nga 49 deputetët e LSDM-së, BDI-ja me 10, Besa me 5 dhe Aleanca për Shqiptarët 3.

Ndërkohë që PDSH-ja e ish-kreut Menduh Thaçi mori dy mandate deputetësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.