Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,823 ▲ +0.98% ETH $2,242 ▲ +1.17% XRP $1.3432 ▲ +0.13% SOL $84.0800 ▲ +0.66%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Gruevski s’pranon kushtet e Ali Ahmetit: Jo shqip në Kushtetutë

Nikolla Gruevski nuk pranon dy prej kushteve të Ali Ahmetit për bashkëqeverisje. Përmes një deklarate, VMRO-DPMNE thotë se nuk pranon shtrirjen e gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë dhe as zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale.

“Koalicioni me 25 parti ‘Për një Maqedoni më të mirë’, udhëhequr nga VMRO-DPMNE konfirmon se shtrirja e dygjuhësisë në gjithë territorin e vendit dhe zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale nuk negociohen”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE.

Në deklaratë thuhet se kjo parti është e gatshme që të heqë dorë nga pushteti dhe nuk pranon këto dy kushte, duke këmbëngulur se sanksionimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë Maqedoninë në Kushtetutë nuk do të pranohet dhe as zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale për përgjimet, që e konsideron të jashtëligjshme.

“Kjo prokurori nuk ka të bëjë me drejtësinë. Është një instrument në duart e një grupi njerëzish që përdoret për të shantazhuar politikanët që luftojnë për interesat kombëtare të Maqedonisë”, thuhet në deklaratë.

Më herët, Kryesia Qendrore e BDI-së doli me një deklaratë me katër kushte të panegociueshme për formimin e qeverisë. Së pari, BDI radhit përdorimin e barabartë dhe zyrtar të gjuhës shqipe, integrimin në NATO, integrimin në BE dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.